Platforma sociale TikTok partneritet me Sinjalizuesit e Besuar shqiptarė

E Premte, 15 Nentor 2024



Platforma sociale TikTok i akordoi Sinjalizuesve te Besuar shqiptare statusin e raportuesit nepermjet kanalit te dedikuar te partnereve te komunitetit. Ne kete menyre, ky rrjet i themeluar nga Akademia e Studimeve Politike ne bashkepunim me Autoritetin Kombetar te Sigurise Kibernetike (AKSK) dhe Qendrėn Kundėr Ekstremizmit tė Dhunshėm, do te kete mundesine qe te raportoje ne menyre te privilegjuar prane TikTok permbajtjen e dhunshme dhe ekstremiste ne rrjetet sociale.

Ne ditet e para te funksionimit te ketij partneriteti, u raportuan prane TikTok 408 linke me permbajtje qe nxit dhune, urrejtje apo radikalizim te te rinjve ne kete platforme, duke siguruar bllokimin e kesaj permbajtje brenda 48 oreve nga raportimi.

Ky partneritet vjen si rezultat i anetaresimit te ASP prane International Netėork Against Cyber Hate - INACH dhe zbatimit te kurrikulave dhe metodologjive nderkombetare per kapacitimin e sinjalizuesve. ASP do te vijoje perpjekjet per te krijuar kanale te privilegjuara edhe me platformat e tjera te mediave sociale si dhe bashkepunimin e institucionet publike per te siguruar nje internet me te sigurte nga permbajtjet e paligjshme.

Ky program i Akademisė sė Studimeve Politike mbėshtetet nga Ambasada e SHBA nė Tiranė nė kuadėr tė programit “Furiqimi i rrjetit te sinjalizuesve tė besuar pėr njė ekosistem kibernetik tė sigurt kundėr ekstremizmit tė dhunshėm”.