Pastrimi i parave dhe kriptomonedha

Punimi i alumnes sonë Julinda Mansaku analizon zhvillimet e fundit për kornizën ligjore të kriptomonedhës në nivel ndërkombëtar dhe sjell disa rekomandime për politikat monetare dhe legjislacionin vendas për të siguruar më tej shkëmbimin e monedhave virtuale dhe luftuar informalitetin dhe pastrimin e parave të padeklaruara.

 
Klikoni ketu per punimin e plote

Ballkan i Hapur, sfidat e tregut të përbashkët rajonal

Analiza identifikon asimetritë kryesore të mjedisit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe cilat janë kapacitetet aktuale prodhuese dhe konkurruese. Gjetjet dhanë disa rekomandime për politikëbërësit mbi ndërhyrjet e nevojshme për të reduktuar këto asimetri dhe për të siguruar përfitime maksimale nga tregu i hapur në Ballkan.
 
Klikoni ketu per punimin e plote

Punimi “Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së” dhe potenciali i Shqipërisë

Punimi sjell një analizë të potencialit të Shqipërisë për të arritur objektivat që rrjedhin nga Agjenda e Gjelbër si dhe situatën aktuale dhe sfidat për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Dokumenti ofron gjithashtu disa rekomandime për nxitjen e rolit të aktorëve publikë dhe privatë për të arritur zbatimin e një tranzicioni ambicioz drejt një ekonomie të gjelbër.
 
Klikoni ketu per punimin e plote

Revista e rrjetit alumni - Nr.7 (2020)

Publikohet numri i shtatë i revistës së alumnëve (ish-pjesëmarrësve) të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Një botim që u drejtohet vetë alumnëve, por njëkohësisht synon t'iu shërbejë atyre si një mundësi e mëtejshme promovimi të angazhimeve, arritjeve si edhe aktiviteteve të përbashkëta të organizuara nga ky rrjet.

Klikoni ketu per revisten ne pdf

Ekonomia post-COVID, sfida dhe mundësi

Punimi sjell një analizë të nivelit të ndikimit në ekonomi i COVID-19 si dhe parashikimin për një të ardhme të afërt. Bazuar në analizën e këtij vlerësimi dhe projeksioneve ofrohen disa rekomandime në optikën e shqyrtimit të krizës si një mundësi për të ofruar një qasje të re për zhvillimit ekonomik të vendit.
 
Klikoni ketu per punimin e plote

Zgjedhje në pandemi, praktika dhe rekomandime

Ky dokument teknik synon t'i ofrojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procesin e zgjedhjeve praktikat më të mira të zbatimit të kërkesave të reja pa cenuar integritetin ose legjitimitetin e zgjedhjeve. Dokumenti është një mbështetje shtesë e ASP si pjesë e bashkëpunimit për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
 

Shteti i së drejtës në gjendjen e emergjencës së COVID-19

Ky dokument analizues mbi ndryshimet ligjore dhe aktet normative që janë ndërmarrë gjatë muajve të fundit nën situatën e emergjencës si pasojë e COVID-19, u prodhua si pjesë e kontributit profesional të alumnëve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”. Tashmë që faza e parë e përballimit të pandemisë ka kaluar është me vlerë që të kryhet një analizë e funksionimit të shtetit të së drejtës dhe proporcionalitetit të masave të ndërmarra gjatë kësaj periudhe të gjendjes së jashtëzakonshme.
 

Ndikimi i Dixhitalizimit në Ofrimin e Shërbime Ndaj Qytetarëve 2015 – 2019

Punimi synon të sjellë një fotografi të ndikimit të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe mjeteve të saj në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve në nivel vendor dhe qendror të qeverisjes në vend. Ky dokument u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”

Klikoni ketu per punimin e plote


Përfshirja e grave të zonave rurale në praktikat e vendimmarrjes

Objektivi i këtij studimi është të sjellë rekomandime për sigurimin e një procesi më përfshirës të vendimmarrjes me vëmendje të veçantë ndaj grave dhe vajzave të zonave rurale. Ky dokument politikash u fokusua në Bashkinë e Tiranës për t'u konsideruar si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të saj të krijimit të politikave. Ky projekt është zhvilluar në kuadër të programit "Hulumtimi i Politikave për Programin e Akademive të Rinj".

Klikoni ketu per punimin e plote

Menaxhimi i emergjencave civile drejt autonomisë për reagimin në rast përmbytjesh

Ky dokument politikash u fokusua në Bashkinë e Tiranës dhe në mënyrë specifike se si emergjencat civile të shkaktuara nga përmbytjet menaxhohen në nivel lokal, nga Drejtoria e Emergjencave Civile, Bashkia e Tiranës. Dokumenti përfundimtar do të dorëzohet në Bashkinë e Tiranës për t'u konsideruar si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të saj të krijimit të politikave. Ky projekt është zhvilluar në kuadër të programit "Hulumtimi i Politikave për Programin e Akademive të Rinj".

Klikoni ketu per punimin e plote