Bashkëbisedim i Shkollës me Genc Rulin mbi tranzicionin politik
02.04.2026 - Seminari i dytë i Shkollës së Studimeve Politike 2026 u zhvillua në formatin e një bashkëbisedimi me z. Genc Ruli, një nga protagonistët e pluralizmit politik dhe aktorët kryesorë të tranzicionit postkomunist.
Diskutimi u fokusua në evolucionin e kulturës politike shqiptare nga vitet ’90 deri sot dhe rolin e elitave politike, përvojën me debatet e brendshme, marrëdhëniet me liderët politikë dhe kufijtë e kompromisit, si dhe disa reflektime personale të tij mbi të ardhmen e politikës shqiptare.
Pyetjet e shumta të pjesëmarrësve konfirmuan vlerësimin dhe interesin për shembuj që nxisin forcimin e demokracisë së brendshme dhe meritokracinë në partitë politike shqiptare.