Zhvillohet kursi i tretë i Shkollës me fokus lidershipin
Kursi i tretë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2026 u zhvillua këtë fundjavë në Berat, duke sjellë një program të përqendruar në zhvillimin e lidershipit, komunikimit dhe rolin e medias në shoqëri. Sesioni i parë u zhvillua në formatin e një trajnimi intensiv mbi zhvillimin e lidershipit dhe krijimit të një organizate të suksesshme nën drejtimin e Indrit Puteci, drejtor i "Value the Person Albania". Stilet e ndryshme të liderit dhe teknikat për rritjen e performancës në ekip u trajtuan nëpërmjet një ndërthurjeje të prezantimeve dhe ushtrimeve në grupe.
Sesioni i dytë i kursit u fokusua në teknikat e përmirësimit të së folurës publike duke influencuar ndjekësit dhe krijuar impakt. Gazetarja dhe trajnuesja, Arlinda Çausholli, prezantoi këshilla praktike përmes të cilave pjesëmarrësit mund të përmirësojnë aftësitë e tyre personale.
Roli i medias për sigurimin e llogaridhënies ndaj publikut u trajtua si tematikë e sesionit të tretë me studiesen e komunikimit Haris Vongli. Kursi solli një ndërthurje të qasjes teorike me praktikën, duke forcuar aftësitë profesionale dhe angazhimin publik të pjesëmarrësve.