Përgjegjësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në ofrimin e shërbimeve publike
Ky dokument politikash paraqet një analizë të legjislacionit shqiptar dhe nevojën për një sistem rregullator të unifikuar dhe të përafruar me acquis të BE-së me qëllim garantimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përdorimin e sistemeve të Inteligjencës Artificiale. Dokumenti u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2025
Download PDF
Një dekadë pas reformës administrative, demokratizimi dhe pavarësia e pushtetit vendor
Qëllimi i këtij punimi është analiza e efekteve të reformës territoriale-administrative të vitit 2015 në Shqipëri, duke vlerësuar arritjet dhe kufizimet e saj në raport me autonominë vendore, pavarësinë dhe paanshmërinë politike, ofrimin e shërbimeve dhe demokratizimin e qeverisjes lokale, me fokus të veçantë në harmonizimin e praktikave të qeverisjes vendore me standardet e Bashkimit Evropian si një hap strategjik drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. Dokumenti u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2025
Download PDF
Aksesi në Drejtësi pas reformës së hartës gjyqësore
Ky dokument politikash shqyrton ndikimin mbi aksesin në drejtësi te reformës së hartës gjyqësore në Shqipëri, e cila u prezantua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) në vitin 2022 dhe u implementua plotësisht më pas. Dokumenti u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2025
Download PDF
Siguria ushqimore: Nga sfidat kombëtare drejt përafrimit me Acquis të BE-së
Dokumenti fokusohet ekskluzivisht në analizimin e fragmentimit ligjor dhe mungesës së koordinimit ndërinstitucional si problemi themelor që frenon funksionimin efektiv të sigurisë ushqimore. Nisur nga diagnoza e boshllëqeve ekzistuese, propozohen masa konkrete ligjore, organizative dhe administrative për krijimin e një arkitekture më koherente, të integruar dhe të qëndrueshme. Dokumenti u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2025
Download PDF
Sfidat e sistemit shëndetësor në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe degradimit mjedisor
Përmes kësaj eseje analizohet infrastruktura aktuale e brishtë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, nën lenten e krizave specifike klimatike dhe mjedisore, të cilat po shndërrohen në emergjenca të mirëfillta shëndetësore. Dokumenti u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2025
Download PDF
Reformat e BE-së në Shqipëri: Midis politizimit dhe efektivitetit institucional
Në vend që të shërbejnë si mekanizma për arritjen e konsensusit politik dhe forcimin e demokracisë, reformat shpesh janë përdorur nga aktorët politikë për përfitime afatshkurtra elektorale, konsolidim pushteti apo për dobësimin e kundërshtarëve. Punimi synon të evidentojë lidhjen kauzale midis politizimit të reformave, rënies së besimit publik dhe dobësimit të legjitimitetit demokratik në kontekstin e integrimit evropian të Shqipërisë. Dokumenti u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2025
Download PDF
Praktika dhe mekanizma për rritjen e demokracisë pjesëmarrëse në nivel lokal
Analiza e këtij punimi, qëndron pikërisht në evidentimin e moszbatueshmërisë së instrumenteve që ligji parashikon për rritjen e angazhimit qytetar në vendimarrje dhe sugjeron plotësime të mundshme në kuadrin rregullator për të realizuar në mënyrë efektive mekanizma të demokracisë pjesëmarrëse por dhe hapjen e diskutimit për mekanizma të rinj që mund të integrohen. Ky dokument u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2024
Download PDF
Raportimi i pavarur i mediave gjatë fushatave zgjedhore dhe sfidat e garantimit të transparencës
Ky punim ka për qëllim të analizojë rrafshin ligjor dhe situatën faktike të aksesit të medias në aktivitetet elektorale të partive dhe kandidatëve gjatë fushatave zgjedhore. Dokumenti vlerëson mundësisë së gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur e për të transmetuar materiale autentike të prodhuara nga vetë ata. Materiale i referohet kuadrit ligjor shqiptar, kryesisht Kodin Zgjedhor si dhe rekomandimeve të vëzhguesve ndërkombëtare në raportet e OSBE-ODIHR. Ky dokument u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2024
Download PDF
Rritja e autonomisë vendore nëpërmjet rentave të burimeve - Rast studimor i bashkive Mirditë e Skrapar
Renta minerare apo e resurseve natyrore është një instrument i njohur gjërësisht në botë për impaktin që mund të ketë në zhvillimin ekonomik lokal apo rritjen e autonomisë financiare të nivelit vendor të pushtetit. Për të lidhur këto dy instrumente (rentën minerare dhe autonominë vendore) janë përzgjedhur bashkitë e Mirditës dhe Skraparit, të cilat janë bashki me territore rurale të disfavorizuara nga pikëpamja e aksesit, e cila përkthehet edhe në ekonomi të pazhvilluar, ku rritja e rentës minerare apo taksimit të aktivitetin industrial do të sillte efekte mjaft pozitive në zhvillimin ekonomik lokal apo përmirësimin e shërbimeve publike.Ky dokument u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2024.
Reforma në administratën publike në kuadër të procesit të Integrimit në Bashkimin Europian
Objektivi kryesor i analizimit të situatës dhe përmirësimeve të caktuara në proçesin e reformës së administratës publike në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian është të përmirësohet efikasiteti, transparenca, përgjegjshmëria dhe efektshmëria e sistemit të administratës publike, në përputhje me standartet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian. Ky dokument u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve dhe alumnëve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2023
Download PDF