Kush eshte Akademia e Studimeve Politike
E themeluar në vitin 2009 nën kujdesin e Këshillit të Evropës, Akademia e Studimeve Politike ofron një mekanizëm efektiv për rritjen e kapaciteteve drejtuese dhe angazhimin e profesionistëve dhe aktivistëve qytetarë në vendimmarrje.
Programe të ndryshme synojnë të ofrojnë kërkim dhe ekspertizë për vendimmarrjen e orientuar ndaj interesave të qytetarëve si dhe nxisin dialogun mes aktoërve të ndryshëm në funksion reformave demokratike në Shqipëri.
Fushat e veprimtarise
Edukim mbi mirëqeverisjen
Shkolla e Studimeve Politike mbledh së bashku të rinj nga parti të ndryshme, administrata, shoqëria civile dhe mediat ...
Kapacitim i autoriteteve vendore
Partneritet për zbatimin e projekteve komplekse të Bashkimit Evropian për Njësitë e Qeverisjes Vendore
Politikat e Energjisë dhe Klimës
Themelimi i Grupit të Gjelbër pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe bashkëpunim mes deputetëve në nivel rajonal
Angazhim për zgjedhjet
Edukim për votuesit e rinj dhe monitorim i keqpërdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje .
Rritja e sigurisë online
Rritje e bashkëpunimit mes aktorëve për krijimin e një mjedisi të sigurtë kundër ekstremizmit të dhunshëm























