Zhvillohet kursi i dytë i Shkollës mbi potencialin e Integrimit Evropian
Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike 2026 me temë "Potenciali i Integrimit në Bashkimin Evropian" u zhvillua nga 12-14 qershori në Durrës nën ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj.
Pjesa e parë e kursit trajtoi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rendin e ri në të cilin ka hyrë bota. Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati prezantoi sfidat me të cilat përballet Evropa dhe rajoni ynë nën këto zhvillime botërore. Procesi i deritanishëm i negociatave u prezantua nga zv.ministri i Drejtësisë dhe negociatori i Kapitullit 23, Tedi Dobi.
Tema u plotësua më tej me përfitimet por edhe detyrimet për plotësimin e standarteve që lindin për mjedisin, sigurinë ushqimore dhe bujqësinë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me kontributin e ekspertëve Florian Xhafa, drejtor i Institutit për Politika dhe Ligj dhe Gledis Gjipali, drejtor i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri. Ky modul u mundësua falë bashkëpunimit të ASP dhe EMA për të rritur informimit dhe pjesëmarrjen e aktorëve civilë në procesin e integrimit.
Moduli i tretë, u fokusua në profilizimin e personalitetit politik dhe teknikat e negociimit, me Ervin Karamuco, profesor i së drejtës pranë Universitetit të Tiranës.