ASP pjesë e ansamblesë vjetore të INACH në Lituani
ASP ishte pjesë e ansamblesë vjetore të organizatave antare të International Network Against Cyber Hate - INACH të zhvilluar më 24-25 shtator 2026 në Vilnius, Lituani. Takimi mblodhi së bashku organizata të shoqërisë civile, politikëbërës, studiues, ekspertë të teknologjisë, rregullatorë, platforma dhe profesionistë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, për të eksploruar një nga sfidat më urgjente të kohës sonë: si mund të mbrojmë të drejtat e njeriut, vlerat demokratike dhe komunitetet e cenueshme në një mjedis online gjithnjë e më shumë i drejtuar nga inteligjenca artificiale?
Gjatë samitit, pjesëmarrësit analizuan natyrën në ndryshim të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës dixhitale, ndikimin e inteligjencës artificiale në krijimin dhe amplifikimin e përmbajtjes, përgjegjësitë e platformave online dhe efektivitetin e mekanizmave të rinj rregullatorë si Akti për Shërbimet Dixhitale (DSA) dhe Akti për Inteligjencën Artificiale (AI Act).
ASP është antare e INACH si organizata ombrellë e Rrjetit të Sinjalizuesve të Besuar Shqiptarë, me fokus krijimin e një ekosistemi kibernetik të sigurtë ndaj urrejtjes dhe ekstremizmit të dhunshëm.