Publikohen gjashtë analiza të reja mbi reformat kryesore në vend
Gjashtë analiza të reja mbi reformat kryesore në vend publikohen në faqen tonë online si pjesë e kontributit të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” 2025. Ofrimi i ekspertizës profesionale të këtyre hulumtimeve ndaj politikëbërësve synon të sigurojë një platformë diskutimesh për shkëmbimin e ndërsjellë të ideve të reja dhe përmirësimin e praktikave të qeverisjes.
Dokumentet fokusohen në temat:
- Një dekadë pas reformës administrative, demokratizimi dhe pavarësia e pushtetit vendor
- Aksesi në Drejtësi pas reformës së hartës gjyqësore
- Përgjegjësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në ofrimin e shërbimeve publike
- Siguria ushqimore: nga sfidat kombëtare drejt përafrimit me Acquis të BE-së
- Reformat e BE-së në Shqipëri: Midis politizimit dhe efektivitetit institucional
- Sfidat e sistemit shëndetësor në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe degradimit mjedisor
Këto studime përfaqësojnë kontributin e vazhdueshëm të ASP në nxitjen e debatit publik dhe në forcimin e lidhjes midis analizës akademike dhe politikëbërjes efektive. Lexoni analizat