Forcimi i demokracisë në Shqipëri përmes zbatimit të Demokracisë Direkte dhe të Debatueshme
DEMOKRACIA DELIBERATIVE VS. DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË CILA DO TË ISHTE MË E REKOMANDUAR PËR T’U ZBATUAR NË SHQIPËRI?
Analizë e thelluar e qeverisjes vendore në Shqipëri në kontekstin e rekomandimeve të raportit SIGMA për 2024
Mbështetur në realitetin e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe në përputhje me rekomandimet e SIGMA, le të analizojmë disa të dhëna, me specifikisht për secilin nga rekomandimet
Lexo PDF
ANALIZA E SITUATËS SË QEVERISJES VENDORE NË SHQIPËRI NË KUADRIN E PËRPUTHSHMËRISË ME KARTËN EUROPIANE TË VETËQEVERISJES VENDORE
Ky dokument synon të pasqyrojë analizën e gjendjes së qeverisjes vendore në Shqipëri, duke u fokusuar në përputhjen e saj me Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore (KEVQV), të miratuar nga Këshilli i Evropës. Analiza bazohet në rekomandimet e raportit të SIGMA-s për vitin 2024, të mbështetur nga të dhëna statistikore dhe prova nga institucione të njohura. Gjithashtu, vlerëson masën në të cilën Shqipëria respekton KEVQV-n dhe propozon një strategji për të forcuar vetëqeverisjen vendore dhe demokracinë konsultative / deliberative në përputhje me standardet evropiane.
Lexo PDF
Përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe narrativës ekstremiste në hapësirën digjitale - 2024
Ky raport monitorimi integron analizën njerëzore të "Rrjetit të Sinjalizuesve të Besuar" së bashku me potencialin e motorëve të kërkimit për të identifikuar dhe analizuar fjalë kyçe që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe gjuhën e urrejtjes në hapësirën online në Shqipëri. Gjetjet dhe rekomandimet synojnë të ofrojnë një vlerësim të kërcënimeve, duke theksuar tendencat e reja, duke identifikuar boshllëqet në kuadrin ekzistues dhe duke ofruar rekomandime për kundërmasa efektive.
Raporti mund të konsultohet këtu
Analiza dhe rekomandime mbi reformën zgjedhore 2024
• Sigurimit të votës së Diasporës;
• Votimit elektronik kombëtar;
• Depolitizimit të administratës zgjedhore;
• Sistemit proporcional me një zonë zgjedhore;
• Kufizimeve të përdorimit të burimeve shtetërore.
Sondazh mbi perceptimin qytetar mbi reformën zgjedhore
Udhëzues për planifikimin e karrierës për të rinjtë