Prezantohet me aktorėt shtetėrore monitorimi pėr gjuhėn e urrejtjes dhe ekstremizmit

E Hene, 15 Korrik 2024



Akademia e Studimeve Politike nė bashkėpunim me Qendrėn Kundėr Ekstremizmit tė Dhunshėm dhe Autoritetin Kombėtar pėr Sigurinė Kibernetike, prezantoi nė njė tryezė me aktorėt kryesorė institucionalė dhe ekspertėt e sektorit gjetjet e "Monitorimit tė elementėve tė ekstremizmit tė dhunshėm qė qarkullojnė nė platformat online".

Tryeza u zhvillua nė ambjentet e ministrisė sė Brendshme dhe mblodhi sė bashku pėrfaqėsues tė institucioneve kryesore pėr zbatimin e Strategjisė Ndėrsektoriale pėr Parandalimin e Ekstremizmit tė Dhunshėm dhe Luftėn kundėr Terrorizmit.

Monitorimi u zhvillua nė periudhėn tetor 2023-mars 2024 dhe ndėrthurri pėr herė tė parė analizėn njerėzore tė rrjetit tė Sinjalizuesve tė Besuar dhe kėrkimin nėpėrmjet programeve kompjuterike pėr tė identifikuar pėrmbajtjen e dėmshme.

Disa prej gjetjeve kryesore tė monitorimit janė:
•    Shfaqja pėr herė tė parė e narrativės antisemitike nė hapėsirėn online nė shqip pas rinisjes se konfliktit nė Gaza;
•    Rritje e gjuhės sė urrejtjes dhe sulmeve online ndaj tė miturve dhe grave: denigrim, shantazh dhe pėrndjekje kibernetike.
•    TikTok: Platforma mė problematike pėr ekspozimin e fėmijėve dhe tė rinjve ndaj pėrmbajtjeve tė padėshiruara, ndėrsa Youtube pėr ndarjen e materialeve mė pėrmbajtje ekstremiste.

Rekomandimet e dhėna nga institucionet dhe aktorėt e tjerė nė kėtė event synojnė tė ofrojnė njė orientim pėr zhvillimin e politikave pėrkatėse pėr bllokimin e pėrmbajtjeve qė nxisin ekstremizmin e dhunshėm nė faqet e internetit dhe platformat e mediave sociale.

ASP ofron ekspertizė dhe lehtėson dialogun e palėve tė interesuara falė mbėshtetjes sė Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė, nė kuadėr tė projektit “Fuqizimi i rrjetit tė Sinjalizues tė besuar pėr njė ekosistem kibernetik tė sigurt kundėr ekstremizmit tė dhunshėm”.