Te rejat e Fundit
Zhvillohet kursi i Shkollës mbi zgjedhjet dhe përfaqësimin politik
Kursi i tretë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike me fokus "Sistemet zgjedhore dhe përfaqësimi politik" u zhvillua në datat 21-23 tetor 2022 në Golem, Kavajë. Ideologjitë politike, e majta dhe e djathta, rritja e populizmit dhe zhvillimet që kanë ndikuar në rrudhjen e demokracive përfaqësuese në shekullin e 21-të
Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit modul për Shërbimet online
Në datat 7 dhe 8 tetor 2022 u zhvillua Moduli 7 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian. Ky modul u zhvillua mbi temën e “Mbrojtjes së konsumatorit në epokën dixhitale- shërbimet online”.
Integrimi në një Evropë të trazuar, fokusi i kursit të dytë të Shkollës Politike
Potenciali dhe sfidat e integrimit në një Evropë të trazuar ishin në fokusin kryesor të kursit të dytë kombëtar të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, i cili u zhvillua në datat 23-25 ??shtator në hotel Portik, në Berat. Eksperti ndërkombëtar i sigurisë, Alexis Vahlas, u ftua në kurs me synimin për të adresuar sfidat e reja me të cilat përballet BE
Transporti në fokus të Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimit Europian
Në datat 16 dhe 17 shtatot 2022 u zhvillua Moduli VI “Transporti dhe të Drejtat e Pasagjerëve” i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”.
ASP mbështet themelimin e Grupit të Gjelbër parlamentar
Në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua sot mbledhja për konstituimin e Grupit të Gjelbër, i cili është një organizim vullnetar i ligjvënësve të grupimeve të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë.
ASP siguron certifikimin BRIDGE për KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu bashkua mbi 40 vendeve të ndryshme që përdorin standartin ndërkombëtar BRIDGE për certifikimin e stafit të tij. 18 administratorë zgjedhorë të KQZ dhe trajnerë të tjerë vendas dhe të huaj me ekspertizë në edukimin qytetar, përfunduan me sukses trajnimin 9 ditor dhe siguruan certifikatën e trajnuesit të akredituar në nivelin e mesëm të BRIDGE
Nis trajnimi i stafit të KQZ dhe ekspertëve të edukimit qytetar nën metodologjinë BRIDGE
Certifikimi i akredituar BRIDGE i trupave zgjedhore, i cili përdoret në mbi 40 vende të ndryshme, nisi të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në 4 korrik 2022. Pjesë e trajnimit 9 ditor janë 18 administratorë zgjedhorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe trajnerë me ekspertizë në edukimin qytetar vendas dhe të huaj.
Diplomohet gjenerata 2021 e Shkollës së Studimeve Politike
“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik për pjesëmarrësit e gjeneratës 2021. Ceremonia e diplomimit u përshëndet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla si dhe shefja e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Jutta Gutzkow
Zhvillohet kursi i Shkollës së Studimeve Politike mbi lidershipin
Kursi i parë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2022 u zhvillua më 10-12 qershor në Pogradec, nën temën e lidershipit. Moduli i pare i kursit u organizua në formën e një trajnimi intensiv të bazuar në programin e "McCain Institute for International Leader" pranë Universitetit të Arizonës në SHBA.
Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin modul për konkurrencën dhe Prokurimet
Në datat 27 dhe 28 maj 2022 u zhvillua Moduli 5 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Ky modul u fokusua te “Konkurrenca dhe Prokurimet Publike”.















