Te rejat e Fundit

Deputetët e Gjelbër mundësojnë konsultime mbi projektligjin “Për energjinë nga burimet e rinovueshme”

Vlerësim për deputetët e Gjelbër, të cilët mundësuan zhvillimin e një seance dëgjimore me grupet e interesit mbi projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”. Ky draft mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e energjisë mbërriti në Kuvend pa marrë asnjë koment gjatë periudhës së konsultimit online.

Publikohet raporti i parë i monitorimit të kuadrit ligjor në zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Publikohet raporti i parë i monitorimit të kuadrit ligjor dhe situatës së zbatimit të tij në zgjedhjet vendore 14 maj 2023, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike (ISP). Ky raport zhvillohet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme - Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.

Raporti vjetor i Komunitetit të Energjisë prezantohet me deputetët e Grupit të Gjelbër

Raporti vjetor i Sekretariatit te Komunitetit te Energjise per ecurine e vendit tone ne zbatimin e reformave ne sektorin e energjise, u prezantua per here te pare ne nje takim te gjere me pjesemarrjen e deputeteve te Grupit te Gjelber te Kuvendit te Shqipërisë.

Shëndeti publik në BE dhe Shqipëri në fokus të Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit

Moduli i dhjetë dhe i fundit i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian i fokusuar në temën “Shëndeti publik në BE dhe Shqipëri (Kapitujt: 7, 10, 28)” u zhvillua më datat 20- 21 Janar 2023.

ASP dorëzon rekomandimet për KQZ për kufizimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet vendore

Akademia e Studimeve Politike inicioi së bashku me një grupim organizatash të shoqërisë civile një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, me fokus procesin zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023

Mbështetje për zhvillimin e karrierës së të rinjve në Shqipëri

Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e një projekti të ri në mbështetje të zhvillimit të karrierës së të rinjve dhe dekurajimit të largimit të tyre nga Shqipëria. Duke orientuar nisjen e një karriere profesionale si dhe falë mentorimit nga alumnët e ASP synohet që të krijohet mjedisi i duhur që të rinjtë të ndërtojnë karrierën e tyre në vendlindje pas përfundimit të studimeve

Energjia elektrike nga këndvështrimi i konsumatorit tema e modulit të 9-të

“Energjia elektrike nga këndvështrimi i konsumatorit (Kapitujt 28 dhe 15)” ishte tema kryesore e modulit të nëntë të Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, zhvilluar me datat 16- 17 Dhjetor 2022.

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi “transformimin e gjelbër”.

ASP koordinon pjesemarrjen e Grupit te Gjelber ne Pleniumin Parlamentar te Energjise

Deputetet Arben Pellumbi, Helidon Bushati, Eduard Shalsi dhe Lefter Geshtenja iu bashkuan ligjvenesve nga vendet kontraktuese te Komunitetit per te diskutuar mbi ceshtjet e sigurimit te energjise, dekarbonizimit dhe tranzicionit te gjelber, me nje rendesi te vecante ne situaten e krijuar pas agresionit rus ne Ukraine

Informimi dhe mediat në fokus të kursit të Shkollës së Konsumatorit

Në datat 18-19 nëntor 2022 u zhvillua moduli 8 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, me temë kryesore “Të drejtat e konsumatorëve në kuadër të mediave tradicionale dhe atyre online”.