Misioni
Misioni i Akademisë së Studimeve Politike është të forcojë një kulturë moderne politike bazuar në vlerat e përbashkëta të pluralizmit, tolerancës dhe dialogut të hapur, duke inkurajuar kështu zhvillimin e një komuniteti të politikanëve të rinj dhe liderave qytetarë të përkushtuar për zbatimin e modelit demokratik bashkëkohor të qeverisjes.
Për të arritur këtë mision, Akademia e Studimeve Politike zbaton programe kursesh trajnimi dhe aktivitete sensibilizuese, me objektivat e mëposhtëm:
Për të arritur këtë mision, Akademia e Studimeve Politike zbaton programe kursesh trajnimi dhe aktivitete sensibilizuese, me objektivat e mëposhtëm:
- Të inkurajojë zhvillimin e udhëheqësisë të përgjegjëshme dhe etike midis udhëheqësve të rinj politikë dhe qytetarë dhe të mbështësë ata për të shtrirë më tej misionin e Akademisë në kontekstin e tyre social;
- Të zgjerojë botëkuptimin e të trajnuarve mbi parimet kryesore të qeverisjes së mirë si shteti i së drejtës, legjitimiteti, transparenca, llogaridhënia, aksesueshmëria dhe respekti për të drejtat e njeriut;
- Të sigurojë mundësi për të mbledhur së bashku udhëheqës politikë dhe civilë nga i gjithe spektri i jetës publike, për të diskutuar një gamë të gjerë të çështjeve politike, sociale dhe ekonomike;
- Të stimulojë proçesin vendim-marrës dhe legjislativ transparent dhe të qartë i cili merr në konsideratë inreresat dhe opinionet e ndryshme të publikut;
- Të rrisë aftësitë dhe njohuritë e të trajnuarve në lidhje me aspektet praktike të proçesit demokratik;