Te rejat e Fundit

Integrimi Evropian në fokus të kursit të dytë të Shkollës Politike

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike 2025 me temë "Integrimi në Bashkimin Evropian në një rend botëror të trazuar" u zhvillua nga 20-22 qershori në Berat nën ekspertizën më të mire vendase dhe të huaj.

Fokus grup me aktorët qytetarë mbi standardet e zgjedhjeve të 11 majit

Gjetjet e zbatimit të standarteve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit nga Instituti i Studimeve Politike dhe Akademia e Studimeve Politike u diskutuan sot me një fokus grup me përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, gazetarë dhe student aactive

Vlerësohen deputetët më aktivë të Grupit të Gjelbër për vitin 2025

Grupi i Gjelbër i Kuvendit të Shqipërise zhvilloi sot një mbledhje me fokus prezantimin e raportit vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Transportit si dhe vlerësimin e deputetëve më aktivë për sesionin parlamentar 2024-2025.

Nxënësit e Kamzës diskutim mbi zgjedhjet e 11 majit

Nxënësit e shkollës së mesme "Sulejman Elezi" në Kamëz u bënë pjesë e forumit të hapur mbi zgjedhjet me ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) dhe Akademisë së Studimeve Politike (ASP).

Zhvillohet kursi i parë i Shkollës mbi fushatat zgjedhore

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike 2025 me temë "Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik" u zhvillua në datat 23-25 maj në Vlorë. Moduli i parë i kursit u fokusua në komunikimin politik dhe fushatat elektorale. Z. Neritan Sejamini, ekspert i qeverisjes dhe komunikimit, solli një analizë kritike mbi strategjitë e komunikimit të partive politike, si një faktor i rëndësishëm për fushatat elektorale dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Manuali dhe posteri i programit të votuesve për here të pare - 2025

Ky manual është përgatitur në kuadër të "Edhe unë Votoj - Programi për edukimin e votuesve për herë të parë - 2025". Publikimi u drejtohet të gjithë të rinjve për t'i informuar për rëndësinë e pjesëmarrjes, procesin e votimit si dhe sanksionet në rast abuzimi me këtë të drejtë që ata kanë fituar.

Forum me nxënësit votues për herë të pare në Shkozë

Rëndësia e votës dhe e procesit zgjedhor, vlera e programeve politike dhe integritetit në zgjedhje ishin pjesë e diskutimit me të rinjtë votues për herë të parë në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në Shkozë, Tiranë

Edukimi për zgjedhjet, ASP dhe partnerët nxisin të rinjtë të votojnë

Rreth 114 mijë të rinj fitojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit. Për t'i informuar dhe ndërgjegjësuar ata për rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte, po zhvillohet gjatë muajit prill një program edukimi në të gjitha shkollat e mesme publike në vend.

KQZ, AKAP dhe ASP nisin edukimin zgjedhor për votuesit për herë të parë në shkollat e mesme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), dhe Akademia e Studimeve Politike (ASP) nisën programin e edukimit zgjedhor për më shumë se 20 mijë maturantë në shkollat e mesme të vendit që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Ky program është pjesë e projektit të Këshillit të Evropës (KiE) “Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri (SEI)” dhe mbështetet financiarisht nga Republika Federale e Gjermanisë.

Raport mbi kufizimet e kandidimit dhe angazhimit të zyrtarëve në fushatë

Keqpërdorimi i burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore është një prej problematika kryesore të identifikuara në rritje nga raportet e vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë gjatë zgjedhjeve në Shqipëri. Një prej këtyre formave të keqpërdorimit është përfshirja e drejtuesve të administratës shtetërore në aktivitetet politike gjatë fushatës elektorale.