Te rejat e Fundit

Zhvillohet kursi i katërt i Shkollës së Konsumatorit dhe Integrimit

Në datat 6-7 maj 2022 u zhvillua Moduli 4 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian. Kursi u zhvillua në Tiranë me rreth 20 pjesëmarrës me profile të ndryshme nga institucionet publike qendrore dhe vendore si dhe praktikantë dhe aktivistë të mbrojtjes së konsumatorit.

Nis zbatimin projekti i përbashkët Shqipëri-Kosovë për Energjinë dhe Klimën

Projekti “Rruga drejt përdorimit efikas vendor të burimeve natyrore” ka në fokus rritjen e njohurive dhe bashkëpunimit të aktorëve të ndryshëm në Shqipëri dhe Kosovë për zbatimin në nivel vendor të politikave kombëtare të efiçencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Seancë informuese për parlamentarët mbi Agjendën e Gjelbër Evropiane dhe krizën energjitike

Akademia e Studimeve Politike zhvilloi sot në Tiranë një seancë informuese me deputetët e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin me temë "Marrëveshja e Gjelbër Evropiane - Sfidat dhe mundësitë në sektorin e energjisë".

Moduli i tretë mbi Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Sigurinë Ushqimore

Në Modulin me temë “Mbrojtja e Konsumatorit dhe Siguria Ushqimore”- Kapitulli 28 & 12 të zhvilluar fizikisht në Tiranë, morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës të Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian.

ASP apel mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore të 6 marsit

Gjashtë organizata të shoqërise civile, ku bën pjesë dhe ASP, publikuan sot një qëndrim të përbashkët mbi problematikat që po vihen re në zbatimin e kufizimeve për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore të 6 marsit 2022 në gjashtë bashki të vendit.

Zhvillohet moduli 2 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian

Moduli 2 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit” që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim më Akademinë e Studimeve Politike dhe Qendrën Alert, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të fondeve IPA 2017.

Seminar i përbashkët i shkollave politike të Tiranës dhe Podgoricës me fokus integrimin evropian

Shkollat e Studimeve Politike te Tiranes dhe Podgorices bashkuan forcat per te organizuar nga data 25-27 shkurt 2022 nje seminar me fokus integrimin evropian. Pjesemarresit paten mundesine te diskutonin mbi metodologjine e re te integrimit me znj. Zorka Kordi?, kryenegociatoren malazeze

Starton Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian

Në datat 11-12 shkurt 2022 u zhvillua Moduli 1 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit” që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim më Akademinë e Studimeve Politike dhe Qendrën Alert

Prezantohen gjetjet e punimit të alumnëve mbi nismën “Ballkan i hapur”

Gjetjet e një punimi kërkimor të një grupi ekonomistësh alumnë të Akademisë së Studimeve Politike u prezantuan sot në një tryeze të hapur me politikëbërës dhe grupe të ndryshme interesi. Punimi i fokusuar mbi bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe nismën “Ballkan i hapur”, ofroi disa rekomandime mbi ndërhyrjet e nevojshme për të reduktuar asimetritë kryesore ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Energjia elektrike nga këndvështrimi i konsumatorit tema e modulit të 9-të

“Energjia elektrike nga këndvështrimi i konsumatorit (Kapitujt 28 dhe 15)” ishte tema kryesore e Modulit të nëntë të Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, zhvilluar me datat 16- 17 Dhjetor 2022.