Te rejat e Fundit
Orientimi në tregun e punës, sesione informuese në shtatë universitete
Sesionet e trajnimit mbi orientimin në tregun e punës po zhvillohen gjatë muajve maj-qershor me studentët e universiteteve publike dhe private në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër. Deri në 70 studentë dhe të rinj të sapodalë në tregun e punës do të mentorohen në muajt në vijim nga alumnët e Akademisë së Studimeve Politike
Kursi i dytë i Shkollës mbi Qeverisjen dhe Zhvillimin
Kursi i dytë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike, nën temën "Qeverisja dhe zhvillimi i qëndrueshëm", u organizua në datat 2-4 qershor 2023 në Golem, Kavajë. Moduli mbi strategjitë dhe prioritete drejt zhvillimit të qëndrueshëm u trajtua nga Oriana Arapi
Samiti i Këshillit të Evropës, krerët e 46 vendeve anëtare dakordësojnë mekanizmat e reja
Udhëheqësit ranë dakord të forcojnë Këshillin e Evropës dhe punën e tij në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit duke miratuar një deklaratë mbi parimet e demokracisë, duke u zotuar sërish ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe duke zhvilluar mjete për të trajtuar sfidat e reja në fushën e teknologjisë dhe mjedisit.
Zhvillohet kursi i parë i Shkollës Politike 2023 mbi komunikimin politik
Kursi i parë kombëtar i programit Shkolla e Studimeve Politike 2023 u zhvillua në Vlorë në datat 19-21 maj, nën temën "Komunikimi politik dhe fushatat zgjedhore". Moduli i parë i kursit trajtoi temen "Komunikimi politik dhe të folurit publik", me znj. Edlira Gjoni
Prezantohet monitorimi i elementëve të esktremizmit të dhunshëm në rrjetet sociale
Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike prezantoi në një tryezë me aktorët kryesorë institucionalë dhe ekspertët e sektorit gjetjet e "Monitorimit të elementëve të ekstremizmit të dhunshëm që qarkullojnë në platformat online" për vitin 2022.
Mesazh i Shoqatës së Shkollave për Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik
Ne anëtarët e Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës, jemi të përkushtuar për forcimin e respektit për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit përmes punës sonë me shoqërinë civile dhe politikëbërësit në vendet tona përkatëse.
Task-Forca për administratën në zgjedhje, të mos neglizhohet angazhimi online
ASP përshëndet ngritjen e task-forcës qeveritare të parashikuar në këtë VKM, por thekson se rezultatet e synuara mund të garantohen vetëm nëpërmjet ofrimit të transparencës dhe përfshirjes së duhur të institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile në monitorimin e sjelljes së administratës.
Hapet thirrje për aplikime për akademinë e sinjalizuesve të besuar
Nëse je një përdorues i përgjegjshëm i internetit apo aktivist i interesuar për kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit të dhunshëm apo materialeve të dëmshme për të miturit online, je i mirëpritur të bëhesh pjesë e komunitetit shqiptar të Sinjalizuesve të Besuar të Facebook, Twitter, Instagram dhe Youtube. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 9 prill 2023
Finalizohet adaptimi i BRIDGE në Shqipëri, dy trajnueset e para pjesë e trupës së KQZ
Shqipëria ka më në fund dy trajnueset e para plotësisht të certifikuara për zbatimin e kurrikulës ndërkombëtare të trupave zgjedhore BRIDGE. Dy drejtoreshat e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Madalena Koja dhe Valbona Ballgjini, i shtohen në këtë mënyrë kapaciteteve të brendshme të institucionit për të zhvilluar dhe zbatuar qasje moderne dhe efikase për trajnimin dhe edukimin zgjedhor.
Diplomohet gjenerata e parë e "Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian"
Aktiviteti përmbyllës i gjeneratës së parë të "Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian" u zhvillua më 24 shkurt 2023 pranë Maritim Hotel Plaza, Tiranë. Aktivitetin e përshëndetën znj. Megi Fino, zv.ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe znj. Klotilda Neziri















