Te rejat e Fundit
Certifikohen të zgjedhurit vendorë në kursin per bashkepunimin nderkomunal
Më 29-30 qershor u organizua në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP) kursi i trajnimit për përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore (NjQV). Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata të lëshuara nga Akademia e Studimeve Politike dhe Instituti i Trajnimit të Administratës Publike. Gjithashtu, atyre iu mundësuan edhe dy botime të fundit mbi Bashkëpunimin ndërkomunal, të përgatitura në kuadër të projektit "Përforcimi i strukturave lokale dhe rajonale në Shqipëri", i mbështetur nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.
Kursi i katërt kombëtar "Shqipëria dhe trendet e Integrimit Evropian" - Pogradec 2012
Për vetë rëndësinë që përbën integrimi evropian për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit, studimi i këtij procesi zë një vend të rëndësishëm në kurrikulën e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Nën këtë këndvështrim u organizua në Pogradec, më 22-24 qershor, kursi i katërt kombëtar i programit të trajnimit të lidershipit
Kursi i tretë kombëtar
Më 25-26 maj u zhvillua në Sarandë kursi i tretë kombëtar i SHSHSP me tematikë "Politikat, qeverisja dhe modelet e zhvillimit për një demokraci të qëndrueshme". Qëllimi i këtij kursi ishte të krijohej një debat përmes së cilës pjesëmarrësit do të mund analizonin lidhjen midis modeleve të qeverisjes së mirë të aplikuara në politikat e zhvillimit ekonomik dhe demokracisë, në kontekstin e ekonomive të ndërvarura dhe globalizimit.
Zhvillohet kursi i trajnimit per fondet evropiane
Më 18-19 maj Akademia e Studimeve Politike organizoi në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP) kursin e tretë të trajnimit për përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore (NjQV) të Shqipërisë. Kursi u organizua në Durrës dhe u ndoq nga 20 përfaqësuesit e zgjedhur lokalë dhe anëtarëve të administratave vendore të Tiranës, Durrësit, Lezhës, Kamzës, Burrelit, Vau të Dejës, Përmetit, Beratit, Kavajës, Shijakut, Lushnjës, Himarës.
APS organizon tryezen per legjislacionin e Eficiences se Energjise
Projektligji i ri per Eficencën e Energjisë ka mbledhur sot në një tryezë të rrumbullakët në Hotel Tirana Internacional, deputetë, drejtues të institucioneve, ekspertë të sektorit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Aktiviteti u organizua nga Akademia e Studimeve Politike, me kontributin e GIZ Albania, në kuadër të iniciativës rajonale "Dialogu Publik për përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë në Europën Juglindore".
Drejtuesit e bashkive trajnohen per menaxhimin e stafit dhe komunikimin
Kursi i dytë i trajnimit me përfaqësuesit e njësive vendore me temë "Menaxhimi i stafit, i konfliteve dhe komunikimi me publikun"u zhvillua në Durrës në datat 24-25 Shkurt 2012. Për shkak të situatës së emergjencës të krijuar nga moti i ftohtë, organizimi i kursit u shty për disa javë duke i dhënë kështu mundësinë e pjesëmarrjes edhe përfaqësuesve nga bashkitë veriore të vendit.
ASP trajnime për të zgjedhurit vendorë
Akademia e Studimeve Politike, në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP), ka shtrirë fushën e veprimit të saj duke zbatuar një program trajnues për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor. Nëpërmjet kurseve praktike nga lektorë vendas dhe të huaj, por edhe bashkëpunimit mes te zgjedhurve të rinj dhe atyre me përvojë, synohet që të rriten më tej njohuritë dhe aftësitë drejtuese të këtyre strukturave vendore.
Pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike diskutojnë me anëtarët e Parlamentit Europian mbi perspektivën europiane të Shqipërisë
Delegacioni i Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore zhvilloi sot një debat me pjesëmarrësit e programit të "Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike". Eurodeputetët Eduard KUKAN (Kryetar i Delegacionit), Victor BOSTINARU (Zv/Kryetar) dhe anëtarët Tanja FAJON, Stanimir ILCHEV, Michail TREMOPOULOS, diskutuan me pjesëmarrësit e shkollës mbi sfidat e Bashkimit Evropian dhe perspektivën e integrimit të Shqipërisë, në një moment mjaft të rëndësishëm për hapat e mëtejshëm të vendit në këtë rrugë.
Akademia pjesë e konferencës rajonale për energjinë në Beograd
Beograd - Në datat 17-19 tetor 2011 u zhvillua në Beograd nga shkolla politike serbe, aktiviteti rajonal "Energji-Zhvillim-Demokracia: Formimi i një të ardhmeje të re të Energjisë për Evropën Juglindore". Aktiviteti mblodhi përfaqësuesit e parlamenteve, ministra, drejtues institucionesh, ekspertë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile si dhe medias nga i gjithë rajoni, me qëllimin për të shkëmbyer eksperiencën e deritanishme në realizimin e objektivave të vendosura për eficencën e energjisë.
Ceremonia e Diplomave
E Enjte, 20 Tetor 2011 - Gjatë një ceremonie diplomimi sot Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike (ASPS) shpërndau diploma për një grup të ri studentësh. Të gjithë 23 studentët u diplomuan pas përfundimit me sukses të një periudhe një vjeçare studimi. Në praninë e Presidentit të Republkës, Z. Bamir Topi, Ambasadores Zvicerane, Zj. Yvana Enzler, dhe Kreut të Këshillit të Europës në Shqipëri, Z. Marco Leidekker, stafi i ASPS dha diplomat, përgëzoi të sapo-diplomuarit dhe bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes ndaj shkollës.










