Te rejat e Fundit

Dialogu Publik për përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë në Shqipëri

U zhvillua në ambjentet e ambasadës gjermane në Tiranë konferenca e parë kombëtare me temë "Dialogu Publik për përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë në Shqipëri". Në këtë aktivitet të organizuar nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) dhe GIZ Albania, në bashkëpunim me KfW dhe Institutin Goethe, morën pjesë antarët e Kuvendit të Shqipërisë (Z. Jemin Gjana, Znj. Mimi Kodheli, Z.Sherefedin Shehu, Z. Besnik Bare, Z.Selami Xhepa) nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Z. Edmond Panariti, përfaqësues të institucioneve që hartojnë legjislacionin përkatës, drejtues të organizatave të arkitektëve, mjedisit, biznesit, bankave si edhe përfaqësues të mediave.

Thirrje për aplikime 2011-2012

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike dëshiron t?ju njoftojë se ka filluar procedurat e pranimit të aplikimeve për vitin 2011-2012.

Kursi i Pestë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike - Durrës 2011

Kursi u mbajt në Durrës, nga 16-19 Qershor 2011. U fokusua në gjendjen funksionale dhe marrëdhëniet ndërmjet pushteteve në demokraci. Dimensioni i parë kishte lidhje me demokracinë lokale dhe institucionet në Shqipëri, dhe dimensioni tjetër në çështjet dhe institucionet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kursi i Katërt i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike - Pogradec 2011

Kriza e lidershipit politik, konkurrenca në nivel global, tregjet dhe përfitimet në tkurrje, cinizmi dhe mosbesimi në rritje janë disa nga aspektet që shfaqen në kohët e vështira që po kalon bota sot, të cilat kanë nevojë për një lidership të jashtëzakondshëm. Kjo ishte shkëndija që çoi drejt ideimit dhe zhvillimit të seminarit të katërt të SHSHSP, me qëllim zhvillimin e kuptimit dhe aplikimit praktik të një lidershipi krijues, zhvillues përkundrejt aftësive menduese dhe një përqasje produktive për të ardhmen. Seminari u zhvillua në hotel Millenium - Pogradec, në datat 10-12 Qershor.

Kursi i Tretë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike - Vlorë 2011

Kursi i tretë u zhvillua në Hotel International në Vlorë, nga 14-17 Prill 2011. Në fokus të këtij kursi ishte mirëqeverisja, globalizimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm drejt demokracisë.

Kursi i Dytë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike - Durrës 2011

Kursi i dytë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, u zhvillua në Hotel Belvedere në Durrës, në datat 10-13 Mars 2011. Qëllimi i këtij kursi ishte të siguronte një prezantim teorik dhe një qasje me praktikën me komunikimin politik, i cili ka një rol në rritje dhe rëndësi në shoqëritë mediatike moderne.

Kursi i Parë Kombëtar i SHSHSP - Pogradec

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar "Partitë Politike", u zhvillua në Pogradec nga data 3-6 Shkurt 2011. Rreth 23 pjesëmarrës në mënyrë aktive mësuan dhe ndanë teori dhe eksperienca me fokus të veçantë mbi zhvillimet në Shqipëri në 20 vitet e fundit. Temat e mbuluara nga ky kurs ishin zgjedhur me kujdes dhe të vendosura në një rend logjik për të plotësuar dhe mbështetur njëra-tjetrën.

Takim ne kuadrin e Universitetit te Veres

Afërsisht 600 udhëheqës politikë, aktivistë për të drejtat e njeriut, gazetarë dhe drejtues biznesesh nga pothuajse 20 vende të botës u takuan në Strasburg në datat 28 qershor - 2 korrik në kuadrin e Universitetit të Verës të Këshillit të Europës pë të diskutuar zhvillimet mbi ushtrimin e pushtetit në kohë krize.

14 Maj 2010, studentet e ShShSP bene nje vizite studimore ne Bashkine e Kamzes,

Ne daten 14 Maj 2010 Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, ne kuadrin e aktiviteteve te saj, beri nje vizite studimore ne Bashkine e Kamzes, nje bashki e re, dhe nder gjashte me te medhate ne Shqiperi.

Kursi i trete i fundit i ShShSP u mbajt ne Vlore ne 30 Prill - 2 Maj 2010.

Kursi i trete i fundit i Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike u mbajt ne Vlore ne 30 Prill - 2 Maj 2010.