Te rejat e Fundit
Zhvillohet takimi i alumneve 2007-2013
Në 19 dhjetor 2013, në mjediset e hotel Tirana International, u organizua takimi vjetor i alumnëve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Më shumë se njëqind ish-pjesëmarrës të këtij programi të viteve 2007 - 2013, u mblodhën së bashku në këtë fundvit për të diskutuar mbi forcimin e rrjetit të alumnëve. Disa nga pikat kryesore të diskutuara ishin nevoja për të rifreskuar informacionin dhe karrierën e alumnëve; prezantimi i revistës vjetore të alumnëve si dhe prezantimi id y programeve të reja rajonale të shkollave politike si Akademia Rajonale për Demokraci dhe cikli i kurseve rajonale të alumnëve.
ASP nenshkruan Marreveshjen e Mirekuptimit me Akademine Diplomatike
Akademia e Studimeve Politike nenshkroi sot Marreveshjen e Mirekuptimit me Akademine Diplomatike te Ministrise se Puneve te Jashtme. Kjo marreveshje bashkepunimi do te krijoje mundesi te reja ne fushen e trajnimeve per te dyja akademite, MPJ dhe Keshillin e Evropes.
Forumi Botëror për Demokracinë në Strasburg / 26 – 29 Nëntor 2013
Përfaqësuesit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike do të marrim pjesë nga data 26 – 29 Nëntor 2013 në Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg, një eveniment madhor që organizohet nga Këshilli i Evropës çdo vit.
Thirrje për aplikime 2013-2014
Profili i pjesëmarrësve. Anëtarët e rinj të Parlamentit, zyrtarë të institucioneve qëndrore dhe lokale, të zgjedhurit e këshillave të Bashkive, komunave, përfaqësues nga sistemi gjyqësor, biznesi, media, organizatat joqeveritare. Mosha e pjesëmarrësve të jetë deri në 40 vjeç. Shkolla synon një balancim gjinor të pjesëmarrësve si dhe një përfaqësim të barabartë të minoriteteve etnike dhe fetare nëse ata plotësojnë kriteret e tjera.
Seminare mbi shkrimin akademik dhe esetë
Programi i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike përfshin edhe trajnime specifike mbi shkrimin akademik dhe esetë që prezantohen në paralel me procesin e shkrimit të eseve. Më 5 dhe 15 Korrik 2013 u organizuan në Tiranë dy sesione të tilla nën drejtimin e koordinatorit të përgjithshëm për ushtrimin e shkrimit të eseve, z Bernard Zeneli.
Mbahet kursi i tretë kombëtar me temë
Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 10-12 Maj 2013. Tematika "Shqipëria dhe integrimi evropian" u trajtua në disa këndvështrime nga lektorë dhe ekspertë të njohur si ministrja e Integrimit Znj. Majlinda Bregu, kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit Z. Ditmir Bushati, si dhe presidenti i Universitetit Evropian të Tiranës, Z. Adrian Civici.
Zhvillohet kursi i dytë i SHSHSP
Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në datat 12-14 Prill 2013 në Gjirokastër. Tematika e këtij kursi "Fushatat politike dhe lidershipi", u trajtuan nga dy ekspertë të huaj, të cilët sollën eksperiencat më bashkëkohore në këto fusha.
Zhvillohet kursi i parë i Shkollës së Studimeve Politike 2013 - Pogradec
Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar "Partitë Politike dhe sistemet zgjedhore", u zhvillua në Pogradec nga data 22-24 Shkurt 2013. Ekspertët dhe lektorët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika. Me mjaft interes u ndoqën modulet e Z. Alban Bala, ekspert i Marrëdhënieve Publike, në lidhje me ndërtimin e strategjive të komunikimit politik.
Ceremonia e diplomimit për vitin akademik 2012
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u dorëzoi sot diplomat 33 pjesëmarrësve të programit të vitit akademik 2012. Në një ceremoni zyrtare ku ishin të pranishëm Presidenti SH.T.Z. Bujar Nishani, Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Znj. Gabriella Battaini-Dragoni dhe Zv. Ambasadori i Zvicrës, Z. John Ruhoff, u vlerësua suksesi i këtij programi dhe u shpreh vullneti për të vazhduar mbështetjen ndaj kësaj shkolle.
Aplikime për Shkollën Politike - Viti 2013
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike dëshiron t?ju njoftojë se ka filluar procedurat e pranimit të aplikimeve për vitin 2013. Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është një program i Këshillit të Evropës, me bashkëfinancim nga Kooperacioni Zviceran, i konceptuar si një instrument i cili mund të ndihmojë liderët e rinj në sektorët administrativë, ligjorë, ekonomikë, socialë, dhe kulturorë të përgatiten për funksionet e tyre. Nëpërmjet dialogut dhe mësimit interaktiv, Shkolla do të trajtojë një gamë të gjerë të sfidave në shoqëritë tona, si edhe do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve mes brezave të rinj të liderëve në vendet e tyre si dhe jashtë kufijve.














