Te rejat e Fundit

ASP pjesë e diskutimeve mbi qendrën e trajnimit të komisionerëve zgjedhorë

Akademia e Studimeve Politike ishte pjesë e tryezës të rrumbullakët me fokus mbi praktikat dhe platformat më të mira për trajnimin e komisionerëve zgjedhorë, të organizuar më 31 Mars 2014 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri

Takimi i drejtorëve të shkollave, zhvillim i mëtejshëm i rrjetit të shkollave

Takimi vjetor i drejtorëve të 19 shkollave politike të Këshillit të Evropës u zhvillua këtë vit në Venecia në datat 3 dhe 4 prill. Mbledhja u organizua në zyrën e Këshillit të Evropës pranë qytetit të njohur Italian, i cili është gjithashtu edhe qendra e Komisionit të Venecias, një tjetër strukture të rëndësishme të Këshilli të Evropës.

Thirrje per iniciativa - Forumi Boteror i Demokracise 2014

Edicioni i tretë i Forumit Botëror për Demokraci , që mbahet më 3-5 Nëntor 2014 në Strasburg, do të trajtojë sfidën e ri-ndërtimit të besimit të të rinjve tek demokracia dhe institucionet, duke dashur t’i japë një nxitje të mëtejshme të përfshirjes së të rinjve në proceset vendim-marrëse.

Trajnim mbi shkrimin akademik

Programi i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike përfshin edhe trajnime specifike mbi shkrimin akademik dhe esetë që prezantohen në paralel me procesin e shkrimit të eseve. Më 28 Mars 2014 u organizuan në Tiranë sesioni i parë i trajnimit per esenë nën drejtimin e koordinatorit të përgjithshëm për ushtrimin e shkrimit të eseve, z Bernard Zeneli.

Anketim mbi situtën e përdorimit të energjisë

Me qëllim për të përgatitur vlerësimin e nevojave për ndërhyrjen, projekti “Inisiativa për rritjen e dialogut publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë”, zhvilloi një anketim me përdoruesit familjarë dhe ata të biznesit të vogël në katër rajonet në Shqipëri dhe Maqedoni.

Shoqata e shkollave politike denoncon dënimin politik të kolegut azer

Shoqata Evropiane e Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës (EASPS), e cila përbëhet nga drejtorët e 19 shkollave politike, dënon më forcë dënimin e sotëm me shtatë vite burg për kolegun, Ilgar Mammadov, drejtor i shkollës azere.

Kursi i pare kombetar - Partite politike dhe zgjedhjet

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar “Partitë Politike dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua në Pogradec nga data 28 Shkurt – 2 Mars 2014. Ekspertët dhe lektorët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.

Seminari per alumnit e shkollave politike - Moske, 23-25 Prill 2014

Ne datat 23-25 Prill 2014, shkolla politike e Moskes do te zhvilloje seminarin me titull “Qytetari dhe liri e pergjegjshme” per rreth 120 alumni te saj ne Golitsyno, Rusi. Eshte parashikuar nje kuote e caktuar edhe per pjesemarrjen e alumneve te shkollave te tjera politike te Keshillit te Evropes

Seminar mbi pushtetin vendor dhe reformen territoriale

“Decentralizimi ne Shqiperi: arritjet dhe sfidat” ishte tema qendrore e seminarit te pare te programit te "Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike", i zhvilluar me 8 shkurt 2014 ne Tirane. I ftuar ne kete seminar ishte ministri i shtetit per ceshtjet vendore, Z. Bledi Çuçi dhe keshilltari i tij, z. Enea Hoti.

Diskutim me drejtues te Keshillit te Evropes dhe Ministrise se Jashtme

Akademia e Studimeve Politike dhe Akademia Diplomatike e Ministrise se Puneve te Jashtme organizuan ne date 23 Janar 2014 nje diskutim me dy drejtues te larte te Keshillit te Evropes.