Te rejat e Fundit
Pjesëmarrësit e shkollës nxisin diskutimin mbi punësimin e PAK
Pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike organizuan sot në Qendrën e Informimit të BE-së një takim të hapur në lidhje me “Fuqizimin e politikave të punësimit për personat me aftësi të kufizuara”, në përputhje me standardet evropiane dhe politikat kombëtare.
ASP organizon Shkollën Verore mbi Median
Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, në kuadër të misionit të saj për të trajnuar brezin e ri, organizoi një Shkollë Verore mbi median dhe alfabetizmin e medias për 35 nxënës dhe katër mësues të shkollave të mesme të kryeqytetit.
Diplomohet gjenerata e shkolles politike 2013-2014
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike(ASPS) shpërndau sot në një ceremoni zyrtare certifikatat e përfundimit të vitit akademik 2013-2014 për pjesëmarrësit e programit të saj. Të 22 studentët u diplomuan pas përfundimit me sukses të një periudhe një vjeçare studimi.
Pjesemarresit e shkolles organizojne tryezen mbi Drejtesine
Tryeza e rrumbullakët “Efiçenca e sistemit gjyqësor në lidhje me gjykimin brenda afateve të arsyeshme”, u organizua në 12 Qershor 2014, në ambjentet e qendrës së informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ky event është pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike si pjesë e detyrave të programit vjetor.
Bashkiakët thellojnë njohuritë e tyre mbi eficencën e energjisë
Kursi i parë i trajnimit për punonjësit e bashkive maqedonase, në kuadër të projektit ndërkufitar “Inisiativa për rritjen e dialogut publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë”, u zhvillua në hotel Molika-Pelister, në 27 Maj 2014. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin pjesëtarë të stafit të bashkive Bitola, Kicevo, Mavrovo and Rostusa, Novaci, Debarca , Demir Hisar etj.
Zhvillohet seminari “Shqipëria përballë Gjykatës së Strasburgut”
Seminari i tretë i ASPS me temë “Drejtësia evropiane - Shqipëria përballë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut” u zhvillua në 17 Maj 2014 në Tiranë. I ftuar në këtë aktivitet ishte z. Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht lektor i të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut pranë Universitetit të Tiranës.
Një shkollë e re politike hap dyert në Turqi
Më 3 prill 2014, përgjatë takimit vjetor të drejtorëve të shkollave politike, Këshilli i Evropës dhe z. Osman Kavalla , drejtor i “Anadolu Kultur” me qendër në Stamboll , nënshkruan një Marrëveshje Partneriteti. Falë kësaj marrëveshjeje ngrihet zyrtarisht “Shkolla Evropiane e Politikës” në Turqi, e cila bëhet në këtë mënyrë anëtarja e 20-të e rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës .
Mbahet kursi i tretë me temë “Shqipëria dhe integrimi evropian” – Durrës, Maj 2014
Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 2-4 Maj 2014. Tematika "Shqipëria dhe integrimi evropian" u trajtua në disa këndvështrime nga lektorë dhe ekspertë të njohur si zv.ministri i Integrimit z. Gentian Elezi; z. Adrian Civici, president i UET; z. Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA dhe diplomati evropian dhe profesori i disa katedrave të mirënjohura z. Hubert Petit.
Takimi prezantues i projektit ndërkufitar, Pogradec
Takimi prezantues i projektit “Inisiativa për rritjen e dialogut publik mbi përdorimin e qëndrueshëm të energjisë”, u zhvillua më 30 Prill 2014 në ambjentet e këshillit bashkiak të Pogradecit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte jo vetëm prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar në muajin shkurt 2014 në katër rajonet nën fokusin e projektit
Zhvillohet kursi i dyte kombetar mbi lidershipin - Gjirokaster
Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në datat 11-13 Prill 2014 në Gjirokastër. Tematikat e këtij kursi “Lidershipi dhe komunikimi politik”, u trajtuan nga ekspertë vendas dhe të huaj, të cilët sollën eksperiencat më bashkëkohore në këto fusha.















