Te rejat e Fundit
Zhvillohet trajnimi i parë për alumnët mbi procesin e negocimit
Akademia e Studimeve Politike organizoi në datat 22-23 Nëntor 2014 në Pogradec, kursin e parë kombëtar për alumnët e saj me temë “Proçesi i negocimit për integrimin në Bashkimit Evropian”. Të ftuar në këtë trajnim ishin alumni, të cilët janë aktualisht pjesë e administratës publike, por njëkohësisht edhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore.
Njoftim për aplikantët e rinj të Shkollës
Thirrja për aplikime të reja për pjesëmarrësit e programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike- 2015" deklarohet e mbyllur. Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre, dëshirojmë t’iu njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet në ditët në vazhdim.
Pjesëmarrësit e shkollës organizojnë tryezën mbi korrupsionin
Pjesëmarrësit e shkollës organizuan tryezën e rrumbullakët me temë “Strategjia e pakësimit dhe parandalimit të korrupsionit në administratën doganore shqiptare”, më 28 Tetor 2014, në ambjentet e qendrës së informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Forumi Botëror për Demokracinë në Strasburg / 3-6 Nëntor 2014
Përfaqësuesit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike do të marrim pjesë nga data 3 – 6 Nëntor 2014 në Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg, një eveniment madhor që organizohet nga Këshilli i Evropës çdo vit. Tema kryesore e sivjetshme e Forumit është “Nga pjesëmarrja në veprim - A mundet rinia të rijetëzojë demokracinë”.
Hapet thirrja e re per Shkollen Shqiptare te Studimeve Politike - 2015
Akademia e Studimeve Politike shpall thirrjen për aplikime për pjesëmarrësit e rinj të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kandidatët janë të mirëpritur që të ndjekin udhëzimet e mëposhtme për të plotësuar dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar aplikimin e tyre brenda datës 17 Nëntor 2014, ora 14.00, në adresën e Akademisë.
Zgjatet afati - Thirrje për shprehjen e interesit për dy ekspertë mbi Platformat Veprimi të energjisë
Shtyhet deri më 31 Tetor 2014, ora 16.00 afati për pranimin e aplikimeve për dy ekspertët në fushën e energjisë. Akademia e Studimeve Politike kërkon të kontraktojë dy ekspertë në fushën e energjisë, të cilët duhet të përgatisin dy Platforma lokale Veprimi dhe gjithashtu një Platformë Rajonale
Seminar mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mjedisit
Seminari i Shkollës së Studimeve Politike mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mjedisit, u zhvillua më 26 Shtator 2014 si pjesë e programin vjetor të shkollës. Lektori i ftuar në këtë seminar ishte z. Ismail Beka, zv.drejtor i GIZ Albania dhe një ekspert me eksperiencë në këtë sektor.
Programi i Dialogut Publik prezantohet në panair
Akademia e Studimeve Politike mori pjesë në panairin e organizatave që kanë përfituar nga projektet ndërkufitare të paraaderimit Maqedoni-Shqipëri 2007-2013. Eventi u organizua në 23 Shtator 2014 në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Integrimit Evropian të Shqipërisë
Thirrje për shprehjen e interesit për dy ekspertë mbi Platformat Veprimi të energjisë
Akademia e Studimeve Politike kërkon të kontraktojë dy ekspertë në fushën e energjisë, të cilët duhet të përgatisin dy Platforma lokale Veprimi dhe gjithashtu një Platformë Rajonale Veprimi për rajonin e Korçës dhe Pogradecit. Afati përfundimtar për paraqitjen e aplikimit është 20 Tetor 2014, ora 16.00. Aplikantët duhet të shkruajnë në adresën infor@asp.al me subjekt "STE for Preparing Local and Regional Platforms for Action for Pogradec and Korca".
Shoqeria civile trajnohet per energjine ne Kicevo
Rreth 30 pjesëmarrës nga Bitola dhe Kicevo morën pjesë në trajnimin për efiçencën e energjisë dhe përdorimin e qëndrueshëm të saj, në kuadër të projektit "Iniciativa për Rritjen e Dialogut për Përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë". Pjesëmarrësit vinin nga profile të ndryshme të komunitetit në këto dy njësi vendore















