Te rejat e Fundit
Kursi i dyte i shkolles mbi "Lidershipin dhe angazhimin publik"
Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në datat 17-19 Prill 2015 në Gjirokastër. Tematikat e këtij kursi “Lidershipi dhe angazhimi politik”, u trajtuan nga ekspertë vendas dhe të huaj, të cilët sollën eksperiencat më bashkëkohore në këto fusha.
Drejtorët e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botëror për Demokraci 2015
Takimi vjetor i drejtorëve të 21 Shkollave Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 30-31 Mars 2015 në Budva. Ky event shërbeu për të diskutuar mbi tendencat e demokracisë joliberale dhe erozionit të të drejtave dhe lirive të njeriut
Zhvillohet kursi i parë i shkollës mbi partite politike dhe zgjedhjet
Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar “Partitë Politike dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua në Pogradec nga data 19-22 Shkurt 2015. Ekspertët dhe lektorët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes katër bashkive shqiptare e maqedonase
Më datë 12 Shkurt 2015 u zhvillua në Korcë konferenca rajonale me temë “Dialogu ndërkufitar mbi energjinë - Drejt një Platforme Rajonale Veprimi Shqipëri-Maqedoni”, të organizuar në kuadër të projektit ndërkufitar “Iniciativa për rritjen e dialogut publik për përdorimin e qëndrueshëm të energjisë”.
Rrjeti Alumni i shkollës solidaritet për zonat e përmbytura
Rrjeti i alumnëve të shkollës iu bashkua thirrjes për solidaritet ndaj zonave të përmbytura në Jug të vendit. Në vijim të inisiativës të ndërmarrë nga vetë antarët e këtij rrjeti, Akademia e Studimeve Politike u angazhua për të shtrirë më tej këtë kërkesë për kontribute dhe për të kooordinuar dorëzimin e ndihmave.
Seminar mbi decentralizimin dhe sfidat e reformes
"Decentralizimi ne Shqiperi: arritjet dhe sfidat” ishte tema qendrore e seminarit te pare te programit te "Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike", i zhvilluar me 7 shkurt 2015 ne Tirane. I ftuar ne kete seminar ishte keshilltari i ministrit te shtetit per ceshtjet vendore, z. Enea Hoti.
Diplomohet gjenerata 2014 e shkolles
Akademia e Studimeve Politike (ASP) shpërndau sot në një ceremoni zyrtare certifikatat e përfundimit të vitit akademik 2014 për pjesemarrësit e programit të saj "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Të 20 studentët u diplomuan pas përfundimit me sukses të një periudhe një vjeçare studimi.
Alumnët e shkollës organizojnë takimin e dytë vjetor
Takimi i dytë vjetor i alumnëve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u organizua më 26 Dhjetor 2014. Mbi 80 ish-pjesëmarrës të këtij programi të viteve 2007 - 2014, si dhe lektorë dhe miq të tjerë të shkollës, u mblodhën së bashku në këtë fundvit për të diskutuar mbi forcimin e rrjetit të alumnëve
ASP trajnon organizatat mjedisore mbi dialogun politik
Akademia e Studimeve Politike organizoi një trajnim dy ditor për 15 organizata jo-fitimprurëse (OJF) që punojnë në sektorin e mbrojtjes së mjedisit. Trajnimi kishte për qëllim të zhvillonte aftësitë profesionale të këtyre organizatave në drejtim të dialogut politik dhe në lidhje me aftësinë e tyre për të organizuar fushata të ndryshme.
Nënshkruhet marrëveshja e re mbi programin e energjisë
Shtatë Shkollat e Studimeve Politike të rajonit të Ballkanit nënshkruan më 4 Dhjetor 2014 në Sarajevë një Marrëveshje të re Mirëkuptimi me GIZ dhe Forumin Baltik të Ambjentit Gjerman (BEF). Në këtë mënyrë, ky rrjet i madh organizatash zotohet për vazhdimin e mëtejshëm të ndërhyrjes për forcimin e Dialogut Publik mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë në rajonin tonë.















