Te rejat e Fundit
Botime të reja të ASP mbi energjinë dhe pjesëmarrjen publike
Lehtësimi i dialogut publik mbi reformat e rëndësishme në vend si dhe ofrimi i ekspertizës në fushën e kërkimit dhe hartimit të dokumentave publikë, përbën një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Politike. Gjatë katër viteve të fundit APS ka lobuar dhe organizuar një sërë aktivitetesh sensibilizuese me ligjvënësit, autoritetet qendrore dhe vendore, si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm
ASP pjesë e konfencës rajonale për energjinë dhe ndryshimet klimatike
Akademia e Studimeve Politike është një nga partnerët organizues të konferencës rajonale "Energji. Zhvillim. Demokraci: Si mund të sigurojë dialogu i suksesshëm mbi politikat një zhvillim të qëndrueshëm të energjisë dhe mbrojtjen klimatike në Europen Juglindore", e cila do të zhvillohet në Podgoricë në 29-30 shtator 2015.
Alumnët e shkollës pjesë e reformës së sistemit të Drejtësisë
Në vijim të bashkëpunimit të nisur me komisionin e posaçëm parlamentar, alumnët janë ftuar sërish që të ofrojnë rekomandimet e tyre mbi dy dokumenta të rëndësishme të aprovuara nga ky komision, më konkretisht dokumentin “Strategjia e Reformës në Sistemin e Drejtësisë” dhe “Plani i Veprimit” për zhvillimin e kësaj strategjie.
Shkolla diskutim me kandidatin Gjergj Bojaxhi
Pjesëmarrësit dhe alumnët e “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” zhvilluan më 11 Qershor 2015 një diskutim të hapur me kandidatin e pavarur për bashkinë e Tiranës, z. Gjergj Bojaxhi. Debati u fokusua tek vizioni dhe programi i një kandidati që është propozuar nga qytetarët dhe përbën një risi në mënyrën se si zhvillohen fushatat elektorale. Gjithashtu, pjesëmarrësit e shkollës, sollën sugjerimet dhe idetë e tyre mbi zhvillimin e ardhshëm të Tiranës.
Zhvillohet kursi i trete i shkolles - Shqiperia dhe integrimi evropian
Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 29-31 Maj 2015. Tematika "Shqipëria dhe integrimi evropian" u trajtua në disa këndvështrime nga lektorë dhe ekspertë të mirenjohur
Personalitetet ndjekin nga afer programin e Akademise per edukimin e votuesve te rinj
Personalitete të rëndësishme vendase dhe diplomatë të huaj ndoqën sot nga afër ushtrimin e votimit të maturantëve të shkollës së mesme “Arben Broci”, në Tiranë, në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës për edukimin e votuesve të rinj për zgjedhjet e 21 Qershorit.
Zhvillohet panairi i parë për Eficencën e Energjisë në Manastir
Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Akademia e Studimeve Politike (ASP) organizuan panairin e parë të Eficencës së Energjisë në rajonin e Manastirit. Ky panair u zhvillua në datat 15-17 Maj 2015, në Qendrën e Kulturës së qytetit, në kuadër të projektit për bashkëpunimin ndërkufitar IPA i financuar nga Bashkimi Evropian
Komisioni i reformës së Drejtësisë mirëpret rekomandimet e shkollës
Alumnët dhe pjesëmarrësit e "Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike" zhvilluan më 12 Maj 2015, pranë kryesisë së Kuvendit, një takim me kryetarin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për reformën në sistemin e drejtësisë”, z. Fatmir Xhafaj. Qëllimi i këtij takimi ishte transmetimi i ideve dhe sugjerimeve të pjesëmarrësve
ASP fushate edukimi per te rinjte per zgjedhjet vendore
Që prej muajit mars, Akademia e Studimeve Politike, si program i Këshillit të Evropës në Shqipëri, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, është duke zbatuar programin për edukimin zgjedhor të të rinjve për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015
Thirrje publike për konkursin e fotografisë dhe vizatimeve me temë "Efiçenca e Energjisë"
Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) shpall konkursin për fotografinë dhe vizatimin më të mirë me temën"Efiçenca e Energjisë dhe shfrytëzimi racional i energjisë – sfidë për të gjithë ne”. Fotografitë dhe vizatimet do të ekspozohen në ekspozitën për efiçencën e energjisë, e cila do të organizohet në Manastir, Maqedoni, nga 15-17 Maj 2015.















