Te rejat e Fundit

Ambasadori zviceran thirrje maturantëve për të votuar

Ambasadori zviceran në Tiranë, z. Christoph Graf dhe znj. Zamira Gjini, drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ndoqën nga afër sot ushtrimin e votimit në shkollën e mesme "Asim Vokshi", në Tiranë. Personalitetet ishin ftuar gjithashtu për të drejtuar disa mesazhe sensibilizuese për maturantët e kësaj shkolle të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kreu i KiE i ftuar në fushatën edukuese të votuesve për herë të parë

Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Claus Neukirch ndoqi sot nga afër ushtrimin e votimit të maturantëve të shkollës së mesme “Ismail Qemali”, në Tiranë, në kuadër të projektit për edukimin e votuesve të rinj për zgjedhjet e 25 Qershorit. Qëllimi i kësaj vizite ishte jo vetëm vëzhgimi i procesit, por edhe transmetimi i mesazheve sensibilizuese për nxënësit dhe të rinjtë në përgjithësi mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në votim si dhe evitimin e fenomeneve negative që janë shfaqur në zgjedhjet e kaluara.

Integrimi evropian në fokusin e kursit të tretë të Shkollës

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 5-7 Maj 2017. Tematika "Shqipëria dhe rruga e saj drejt integrimit evropian" u trajtua nga lektorë dhe ekspertë të mirënjohur vendas dhe te huaj.

Akademia nis edukimin e votuesve për herë të parë - 2017

Akademia e Studimeve Politike ka nisur të zbatojë në muajin mars programin e edukimit të votuesve për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme për kuvend. Programi do të zbatohet në të gjitha shkollat e mesme të vendit (356 shkolla) duke arritur tek mbi 34 mijë maturantë, të cilët kanë mbushur rishtazi moshën 18 vjeçare dhe kanë fituar të drejtën për të votuar.

Zhvillohet kursi i dytë i shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin politik

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike me temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua në datat 7-9 Prill 2017 në Gjirokastër. Nëpërmjet ekspertizës më të mirë të sjellë nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë të fushës si dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit e programit patën mundësinë që të thellojnë njohuritë dhe trajnohen mbi aspekte të rëndësishme të karrierës së tyre.

Debatohet në Tiranë mbi eksperiencat antikorrupsion në Ballkan dhe vendet e Vishegradit

Takimi i Tiranës nën nismën "Forumi antikorrupsion i Ballkanit Perëndimor" u mbajt më 17 mars 2017 në ambjentet e Innovation Hub Tirana. Mbi 40 politikanë të rinj, individë të zgjedhur dhe përfaqësues nga administrata publike dhe lokale, biznesit dhe medias, diskutuan rreth strategjisë antikorrupsion dhe ndikimin e korrupsionit në rritjen ekonomike në Shqipëri dhe në rajon.

Zhvillohet kursi i parë i shkollës mbi fushatat elektorale

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike u zhvillua në Pogradec nga data 10-12 mars 2017. Ekspertët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.

ASP realizon sondazhin per edukimin zgjedhor

Akademia e Studimeve Politike po realizon javët e fundit një sondazh me qëllim identifikimin e nevojave specifike për informim dhe edukim zgjedhor të votuesve. Studimi po realizohet në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prezencën e OSBE në Tiranë falë kontributit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Trajnime per stafet politike te bashkive te reja

Kursi i katërt i trajnimit drejtuar stafeve politike të njësive të qeverisjes vendore u zhvillua më 17-18 shkurt 2017 në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Durrës, Shijak, Kukës, Berat, Ura Vajgurore, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan, Belsh, Gramsh, Peqin dhe Librazhd. Diskutimet dhe shembujt konkretë nga praktika, ngjallën debat tek pjesëmarrësit, të cilët vinin nga bashki të ndryshme, por ndajnë të njëjtat probleme.

Prezantohen punimet kërkimore të alumnëve të Shkollës

Pesë punime kërkimore me fokus monitorimin e politikave në nivel vendor u prezantuan sot në një konferencë, e cila mblodhi së bashku vendimmarrës, politikëbërësve dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Diskutimi i gjetjeve të këtyre punimeve me aktorët kryesorë synoi replikimin e shembujve pozitivë në njësi të tjera vendore si dhe përmirësimin e praktikave të hasura