Te rejat e Fundit
Zhvillohet trajnimi i parë i Akademisë së Lidershipit
Trajnimi i pare i "Programit të Akademisë Lidershipit" u mbajt nga 28 shkurt - 2 mars 2018 në hotelin "Bleart", në Durrës, me pjesëmarrjen e 23 kryetarëve të bashkive, përfaqësuesve të zgjedhur në nivel lokal dhe nëpunësve civilë vendor të lartë.
Nënshkruhet marrëveshja për akreditimin e Akademisë së Lidershipit
Një Marrëveshje Bashkëpunimi tripalëshe me qëllim akreditimin e Programit të Akademisë së Lidershipit (PAL) u nënshkrua sot mes z. Claus Neukirch, kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Fatmir Demneri, drejtori i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike si dhe z. Erjon Tase, drejtor i Akademisë së Studimeve Politike.
Hapet thirrja për aplikime në Akademinë e Lidershipit 2018
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Akademia e Studimeve Politike shpallin thirrjen për aplikime për pjesëmarrjen në “Programi i Akademisë së Lidershipit” (PAL), program i Qendrës së Ekspertizës për Reformat në Qeverisjen Vendore pranë Këshillit të Evropës, me synim rritjen e kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese të drejtuesve të lartë të administratës publike dhe vendore.
Nis zbatimi i “Programit i Akademisë së Lidershipit”
Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e “Programi i Akademisë së Lidershipit” (PAL), program i Qendrës së Ekspertizës pranë Këshillit të Evropës, me fokus rritjen e kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese të drejtuesve të lartë të administratës publike dhe vendore.
Kremtohet 10-vjetori i themelimit të Shkollës së Studimeve Politike
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremtoi sot 10 vjetorin e themelimit të saj në një ceremoni të zhvilluar në hotel Plaza në Tiranë. Personalitete të rëndësishme si Presidenti i Republikes z. Ilir Meta; zv.kryeministrja znj. Senida Mesi; kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Claus Neukirch; ambasadori zviceran në Tiranë, Z. Christoph Graf, si dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm ndër vite, vlerësuan rolin Shkollës së ngritur nga Këshilli i Evropës me mbështetjen zvicerane, për edukimin e udhëheqësve të rinj.
Akademia prezanton rekomandimet mbi edukimin e votuesve ne prag te reformes zgjedhore
Akademia e Studimeve Politike prezantoi rekomandimet e saj në konferencën e zhvilluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim percaktimin e hapave kryesore që duhet të ndërmerren në kontekstin e një reforme të ardhshme zgjedhore.
Vlerësime për edukimin e votuesve të rinj dhe aplikacionin e zgjedhjeve
Akademia e Studimeve Politike përfundoi me sukses dhe mori vlerësimet maksimale nga Këshilli i Evropës dhe bashkëpunëtorët e tjerë për përfundimin me sukses të programit të edukimit të votuesve për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Gjithashtu, raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet përfshiu një rekomandim mbi përmirësimin e ndërgjegjësimit të votuesve në zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë.
Rinis mbështetja për kërkimet e alumnëve të Shkollës mbi politikat në nivel vendor
Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), po zbatojnë fazën e dytë të mbështetjes për punime kërkimore dhe advokuese me synim përmirësimin e politikave në nivel vendor. Ky program synon zhvillimin e mëtejshëm të angazhimit qytetar dhe profesional të antarëve të rrjetit të alumnëve.
Certifikohen në bashkëpunim me ASPA stafet politike të bashkive
Rreth 120 punonjës të Njësive të Qeverisjes Vendore, morrën pjesë dhe u certifikuan në përfundim të programit të trajnimit të organizuar nga Akademia e Studimeve Politike, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) në periudhën 2016-2017. Nëpërmjet trajnimeve profesionale, por edhe diskutimit të problematikës dhe zgjidhjeve përkatëse të vetë pjesëmarrësve të bashkive të ndryshme, u synua që të rriten më tej njohuritë dhe aftësitë drejtuese të këtyre strukturave vendore.
Drejtorët e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botëror për Demokraci 2017
Takimi vjetor i drejtorëve të 21 Shkollave Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 1-2 qershor 2017 në Ljubjanë, Slloveni më qëllim koordinimin më të mirë mes shkollave si dhe zhvillimin strategjik të këtij rrjeti të rëndësishëm dhe unikal të edukimit elitar dhe forcimit të demokracisë në vendet në tranzicion.















