Te rejat e Fundit
Prezantohet monitorimi i zbatimit të ligjit të Efiçencës së Energjisë përgjatë vitit 2016
Një punim monitorues mbi zbatimin e ligjit të Efiçencës së Energjisë u prezantua sot në një tryezë të rrumbullakët me qëllim nxitjen e një diskutimi konstruktiv mes aktorëve të ndryshëm në këtë sektor. Një vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ka ende shumë punë për të bërë në respekt të detyrimeve të përcaktuara prej tij si dhe zotimeve të marra përsipër nga institucionet shqiptare.
Diplomohet gjenerata e dhjetë e shkollës politike
Ceremonia e diplomimit të gjenetës së dhjetë të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Shkodër më 17 dhjetor 2016. Një grup prej 26 udhëheqësish të rinj politikë, aktivistëve civilë dhe nëpunësve publikë përfunduan me sukses ciklin njëvjecar të studimit dhe iu bashkangjitën rrjetit të alumnëve të Shkollës.
Zhvillohet kursi i dytë i trajnimit për njësitë vendore
Kursi i dytë i trajnimit drejtuar stafeve politike të njësive të qeverisjes vendore u zhvillua më 9-10 dhjetor 2016 në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Lezhë, Kurbin, Mirditë, Dibër, Mat, Bulqizë, Klos, Fier, Patos, Roskovec, Lushnjë, Divjakë, Mallakastër.
Njoftim për aplikantët e rinj të Shkollës
Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre, dëshirojmë t’i njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet në ditët në vazhdim. Aplikantët do të njoftohen brenda dates 6 dhjetor 2016 për caktimin e datave të intervistimit në javën e ardhshme.
Alumnët diskutim me drejtuesen e parlamentit zviceran
Njohja e modelit unik zviceran të demokracisë së drejtpërdrejtë ishte tema kryesore e diskutimit të alumnëve të Shkollës me znj. Christa Markwalder, kreun e Parlamentit të Zvicrës, të zhvilluar në ambientet e Qendrës për Hapjen dhe Dialog
Shkolla shqiptare pjesë e Forumit Botëror për Demokracinë 2016
Pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike morrën pjesë nga 6-10 nëntor 2016 në Forumin e pestë Botëror për Demokracinë, i organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg. Ky event mblodhi së bashku rreth 2000 persona pjesëmarrës të 21 Shkollave të Studimeve Politike nën temën kryesore "Edukimi si përballje e sfidave të reja të demokracisë". Forumi u përshëndet nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës z. Thorbjorn Jagland si dhe kryeministrja norvegjeze znj. Erna Solberg dhe ministrja franceze e Arsimit, znj. Najat Vallaud-Belkacem.
Akademia nis ciklin e trajnimeve për stafet politike të bashkive
Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), nisi ciklin e ri të trajnimeve për Njësitë e Qeverisjes Vendore. Kursi i parë u zhvillua më 28-29 tetor 2016 në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Shkodër, Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Malësia Madhe, Korcë, Maliq, Pogradec, Devoll, Pustec dhe Prrenjas, duke patur si qëllim uljen së bashku të autoriteteve të bashkive me ngjyra të ndryshme politike dhe pozicion gjeografik, të cilat ndajnë të njëjtat sfida dhe problematika.
Hapet thirrja për aplikime në Shkollën e Studimeve Politike 2017
Akademia e Studimeve Politike shpall thirrjen për aplikime për pjesëmarrësit e rinj të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kandidatët janë të mirëpritur që të ndjekin udhëzimet e mëposhtme për të plotësuar dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar aplikimin e tyre brenda datës 14 Nëntor 2016, ora 16.00, në adresën e Akademisë.
Diskutim me politikanin e njohur Andreas Gross
Një grup i pjesëmarrësve të vitit 2016 të Shkollës si dhe alumnëve të saj, zhvilluan dje një bashkëbisedim me një prej emrave më të njohur të politikës zvicerane, njëkohësisht mbështetësin e pavarësisë së Kosovës, z. Andreas Gross. Diskutimi i hapur mbi sfidat e demokracisë sot në Evropë dhe aktivizimin e qytetarëve në vendimmarrje ngjallën interesin e duhur të pjesëmarrësve
Mbështetje për kërkimet e alumnëve të Shkollës mbi politikat në nivel vendor
Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), po zbatojnë një cikël aktivitetesh kërkimore dhe advokuese me synim përmirësimin e politikave në nivel vendor. Ky program synon zhvillimin e mëtejshëm të angazhimit qytetar dhe profesional të antarëve të rrjetit të alumnëve, të cilët veprojnë si promotorë të ndryshimit dhe të zbatimit të reformave të rëndësishme integruese në vend.















