Te rejat e Fundit
Drejtorët e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botëror për Demokraci 2018
Takimi vjetor i pranverës i drejtorëve të 21 Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 24-25 maj 2018 në Strazburg. Temat e diskutuara përfshinë shkëmbimin e praktikave dhe ekspertizës më të mirë ndërmjet shkollave; vlerwsimin e kurrikulës së tyre dhe si të krijohen sinergji të mëtejshme me programet e tjera të Këshillit të Evropës.
Zhvillohet kursi i dytë i Shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin politik
Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike me temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua në datat 18-20 Maj 2018 në Durrës. Nëpërmjet ekspertizës më të mirë të sjellë nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë të fushës si dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit e programit patën mundësinë që të thellojnë njohuritë dhe trajnohen mbi aspekte të rëndësishme të karrierës së tyre.
Drejtuesit vendorë në kursin e dytë mbi Lidershipin
Mbi 20 kryetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të qeverisjes vendore morrën pjesë në datat 16-18 Maj 2018 në kursin e dytë të trajnimit të "Akademisë së Lidershipit”. Sesionet e kursit kombinuan qasjen teorike me atë praktike dhe zgjidhjet për problemet e përditshme të NJQV-ve. Ushtrimet e shumta në grupe si dhe simulimet me role zgjuan interesin e duhur gjatë tri ditëve të trajnimit.
Nis trajnimi mbi kërkimin mbi politikat për akademikët e rinj
Trajnimi i parë i Programit të Kërkimit të Politikave për Akademikët e Rinj u zhvillua në Tiranë më 16-18 maj 2018. Trajnimi për 10 kërkuesit e përzgjedhur u drejtua nga Z. Eoin Young dhe Z. Ashot Khurshudyan, të dy ekspertë të Qendrës Ndërkombëtare për Advokim të Politikave (ICPA), në konsultim me PERFORM dhe Akademinë e Studimeve Politike (ASP).
Seminar informues me parlamentarët mbi Energjinë dhe Klimën
Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua sot një seminar informues për deputetët dhe stafin e komisioneve parlamentarëve me qëllim rritjen e njohurive mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mbrojtjen nga ndryshimet klimatike. Aktiviteti u organizua nga Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Kuvendin me mbështetjen e GIZ dhe me partneritetin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë.
Firmoset marrëveshja mbi programin e akademikëve të rinj
Angazhimi i bashkisë Tiranë në programin e PERFORM dhe Akademisë së Studimeve Politike u zyrtarizua më tej sot me nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe menaxherit të projektit Martin Dietz. Falë këtij partneriteti synohet të krijohet një grup kërkuesish të rinj, të cilët do të ndihmojnë Bashkinë e Tiranës në hartimin e politikave të saj
ASP nis programin për edukimin kundër ekstremizmit të dhunshëm
Akademia e Studimeve Politike ka nisur zbatimin e një projekt të ri pilot për edukimin e të rinjve dhe komuniteteve për të qënë të aftë të rezistojnë ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ndërhyrje bazohet mbi eksperiencën e gjatë në edukimin qytetar të të rinjve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit si dhe falë ekspertizës më të mirë të ofruar nga partneriteti me Këshillin e Evropës.
Dorëzohen rekomandimet e ASP mbi reformën zgjedhore
Akademia e Studimeve Politike dorëzoi zyrtarisht rekomandimet e saj pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore me qëllim përmirësimin e procesit të administrimit zgjedhor. Këto rekomandime bazohen mbi eksperiencën disavjeçare të ASP në zbatimin e programit të edukimit të votuesve të rinj
Hapet thirrja për aplikime për kërkuesit e rinj akademikë
PERFORM në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP) shpall thirrjen për aplikime në programin “Mbështetje për kërkimin mbi politikat për akademikët e rinj”, dedikuar për hulumtuesit e rinj nga bota akademike. Deri në 10 kërkues do të trajnohen dhe mbështeten financiarisht për të hulumtuar mbi politika me interes për t’u zbatuar nga Bashkia e Tiranës.
Kursi i parë i shkollës mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore
Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike u zhvillua në Pogradec nga data 9-11 mars 2018. Ekspertët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.















