Te rejat e Fundit

Diplomohet gjenerata e dymbëdhjetë e Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike

Rreth 20 udhëheqës të rinj politikë, aktivistëve civilë dhe nëpunësve publikë, u diplomuan sot nga "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, zv.kryeministrja znj. Senida Mesi dhe ambasadori Zviceran në Tiranë, z. Adrian Maître, shpërndarë certifikatat dhe përgëzuan pjesëmarrësit për këtë moment të rëndësishëm.

Prezantohen me eskpertët studimet mbi politikat e bashkise Tirane

Akademia e Studimeve Politike organizoi në datat 22-23 nëntor sesionet e prezantimit të pesë kërkimeve mbi politikat e bashkisë Tiranë në kuadër të "Programit të Kërkimit të Politikave për Akademikët e Rinj" (PRYA). Kërkuesit prezantuan studimet e tyre në panele ekspertësh, të cilët u ftuan të ofrojnë komentet dhe rekomandimet mbi draftet

Trajnohen mesuesit e TIK mbi mbrojtjen nga ekstremizmi online

Akademia e Studimeve Politike zhvilloi sot trajnimin e rreth 30 mësuesve dhe nxënësve që menaxhojnë faqet online dhe mediat sociale të dhjetë shkolla të mesme të zonave rurale të qarkut Tiranë, me qëllim rritjen e njohurive mbi teknikat e komunikimit ndaj ekstremizmit të dhunshëm si dhe të promovimit të shembujve pozitivë në komunitete të ndryshme.

Dorëzohet pranë ASPA kurrikula e Akademisë së Lidershipit

Akademia e Studimeve Politike përfundoi me sukses zbatimin e ciklit të parë të Programit të Akademisë së Lidershipit (Leadership Academy Programe – LAP), program i Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës. Falë zbatimi praktik të kurrikulës në këtë cikël dhe ekspertizës së trajnerëve shqiptarë të angazhuar, kemi tashmë në dorë një kurrikul të adaptuar në kontestin shqiptar të LAP

Akademikët e rinj trajnim mbi kërkimin mbi politikat publike

Trajnimi i dytë i Programit të Kërkimit të Politikave për Akademikët e Rinj (PRYA) po zhvillohet në Tiranë nga datat 3-5 tetor 2018, me fokus aftësimin mbi shkrimin e kërkimit dhe influencimin mbi politikat publike. Workshopi për 10 kërkuesit e përfshirë në program po drejtohet nga Z. Lucian Ciolan, dekan i Fakultetit të Psikologjisë dhe Shkencave Edukuese në Bukuresht dhe Z. Vladimir M. Pavlovic

Finalizohet faza e dytë e mbështetjes së kërkimeve mbi politikat në nivel vendor

Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), mbyllën fazën e dytë të mbështetjes për punime kërkimore dhe advokuese me synim përmirësimin e politikave në nivel vendor.

Akademia e Lidershipit çertifikon gjeneratën e parë të drejtuesve vendorë

Akademia e Studimeve Politike finalizoi me sukses zbatimin e ciklit të parë të Akademisë së Lidershipit, programit të Qendrës së Ekspertizës së Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Takim koordinues mes kërkuesve dhe bashkisë Tiranë

Koordinimi me bashkinë Tiranë mbi punimet kërkimore të Programit të Kërkimit të Politikave për Akademikët e Rinj vazhdon edhe në këto ditë të nxehta. 10 kërkuesit e përfshirë në këtë program kanë nisur tashmë detajimin e temave të kërkimit si dhe përcaktimin e fazave të mëtejshme të punës në terren.

Kursi i tretë i Shkollës me fokus integrimin evropian

Integrimi evropian dhe vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave ishte fokusi i kursit të tretë të Shkollës së Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua në hotel “Bologna”, në Vlorë në datat 8-10 qershor 2018, me prezencën e lektorëve të përzgjedhur vendas dhe të huaj.

Parlamentarët vizitë në Berlin për energjinë dhe klimën

Akademia e Studimeve Politike koordinoi vizitën e një delegacioni të parlamentit shqiptar në Berlin në datat 6-9 qershor 2018. Deputetët Besnik Baraj, Edmond Panariti dhe Endri Hasa, si përfaqësues të komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, patën mundësinë që të njihen me praktikat më të mira në Parlamentin gjerman në përkrahjen e zbatimit dhe përmirësimit të efikasitetit të energjisë dhe mbrojtjes së klimës.