Zhvillohet kursi i Shkollės Politike mbi sistemet zgjedhore dhe komunikimin

E Diele, 07 Prill 2024



Kursi i parė kombėtar i Shkollės Shqiptare sė Studimeve Politike 2024 me temė "Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik" u zhvillua nė datat 5-7 prill 2024 nė Vlorė.

Moduli i parė i kursit u fokusua nė komunikimin politik dhe fushatat elektorale.  Z. Neritan Sejamini, ekspert i qeverisjes dhe komunikimit, solli njė analizė kritike mbi strategjitė e komunikimit tė partive politike, si njė faktor i rėndėsishėm pėr fushatat elektorale dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Sistemet zgjedhore dhe diskutimet aktuale pėr njė reformėn zgjedhore u prezantuan nga z. Oerd Bylykbashi, nėnkryetari i PD dhe ekspert i reformave tė rėndėsishme. Diskutimi ndihmoi pėr tė hedhur gjithashtu mė shumė dritė mbi ecurinė e reformės zgjedhore aktuale dhe rolin e faktorit ndėrkombėtar nė arritjen e njė konsensusi mbi kėtė reformė. Bashkėbisedimi me Z.Ervis Moēka, kreun e Kėshillit tė Qarkut Vlorė, solli njė qasje praktike tė organizimit tė fushatave zgjedhore tė PS dhe ndėrveprimin e pėrfaqėsuesve politikė me qytetarėt.

Moduli i dytė i kursit, prezantoi pėr pjesėmarrėsit gjetjet e njė studimi mbi zbatimin e ligjit tė dekriminalizimit nė Shqipėri, njė punim i hartuar nga z. Eduard Halimi me mbėshtetjen e Fondacionit Westminster Foundation pėr Demokraci (WDF). Rekomandimet pėr tė plotėsuar mangėsitė e konstatuara gjatė njė dekade tė zbatimit tė kėtij ligji u prezantuan pėr pjesėmarrėsit nga eksperti ligjor Z. Marash Logu.

Programi i Shkollės zbatohet me mbėshtetjen e Kėshillit tė Evropės. Bashkėpunimi me Fondacionin Westminster Foundation pėr Demokraci mundėsoi integrimin e temės sė dekriminalizimit dhe rritjes sė integritetit tė politikės nė kurrikulėn e Shkollės.