Historiku

Akademia e Studimeve Politike (ASP) ėshtė njė organizatė joqeveritare e themeluar nė vitin 2009, nė kujdesin e Kėshillit tė Evropės, me synim nxitjen e njė brezi tė udhėheqėsve tė rinj politikė dhe shoqėrisė civile, tė dedikuar pėr implementimin  modeleve mė tė mira demokratike tė qeverisjes dhe zhvillimit. ASP ėshtė struktura pėrgjegjėse pėr organizimin nė Shqipėri tė programit “Shkolla e Studimeve Politike”, dhe si rrjedhoj ajo ėshtė pjesė e njė rrjeti mė tė gjerė tė shkollave politike tė Kėshillit tė Evropės, tė themeluar qė prej vitit 1992 me synim trajnimin e brezave tė ardhshėm tė udhėheqėsve politikė ekonomikė, kulturorė dhe socialė nė vendet nė tranzicion.
 
Aktivitetet e ASP grupohen nė dy drejtime kryesore: trajnim dhe rritja e kapaciteteve, si dhe kontributi nė proēeset demokratike dhe reformuese nė Shqipėri. Trajnimi dhe rritja e kapaciteteve, zbatohet nėpėrmjet dy programeve kryesor tė saj, tė cilat janė:
 
-“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike (SHSHSP) 
-“Programi i Trajnimit tė Administratės Vendore”
 
"Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" vepron qė prej vitit 2007. Fokusi i saj janė politikanėt e rinj, administratorėt publikė dhe udhėheqėsit e shoqėrisė civile, tė cilėt shkėmbejnė eksperiencat dhe njohuritė dhe gjithashtu trajnohen nė njė numėr fushash si: mirė-qeverisja nė nivel qėndror dhe vendor, politika publike, komunikimi politik, politikat dhe legjislacionin e Bashkimit Europian si edhe pėrfshirjen e komuniteteve tė nėn-pėrfaqėsuara nė proēeset politike.
 
"Programi i Trajnimit tė Administratės Vendore" ofron trajnim tė pėrshtatur sipas nevojave tė tė zgjedhurve dhe administratės vendore, me synim rritjen e kapaciteteve dhe shkėmbimin e eksperiencave ndėrmjet njėsive tėqeverisjes vendore. Kryetarė dhe nėpunės tė bashkive tė ndryshme tė vendit, kanė njė mundėsi qė tė ulen sėbashku pa dallimet e zakonshme politike dhe gjeografike, pėr tė ndarė sė bashku eksperiencat mė tė mira nė zgjidhjen e problematikės sė pėrditshme nė punėn e  tyre.
 
Pjesėmarrėsit nė programet e trajnimit dhe rritjes sė kapaciteteve tė ASP kanė njė mundėsi unike tė familjarizohen me tema dhe ēėshtje si edhe pėrvoja nga ekspertė kombėtarė dhe ndėrkombėtarė. Gjithashtu, ata vendosin kontakte tė reja tė cilat mundėsojnė integrimin e tyre nė rrjete profesionale nė Shqipėri dhe mė gjerė. ASP synon arritjen e njė balance gjinor tė pjesėmarrėsve nė programet e saj si dhe njė pėrfaqėsi tė barabartė tė minoriteteve etnike dhe fetare kur plotėsojnė kriteret e pranimit nė programet e saj.

Kontributi i ASP nė proēeset demokratike dhe reformuese nė Shqipėri pėrfshin njė numėr programesh si
 
-“Edukimi dhe ndėrgjegjėsimi i votuesve pėr herė tė parė mbi zgjedhjet dhe demokracinė”
- “Dialogu publik mbi pėrdorimin e qėndrueshėm tė energjisė”.
- "Akademia Rajonale e Demokracisė"

Kėto programe kanė pėr qėllim ndikimin e drejtpėrdrejtė nė transformimin e shoqėrisė shqiptare dhe integrimin evropian tė vendit.