Diplomohet gjenerata 2022-2023 e Shkollės sė Studimeve Politike

E Merkure, 22 Nentor 2023



“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik pėr pjesėmarrėsit e gjeneratės 2022-2023. Njė grup prej 20 drejtuesish tė rinj u diplomuan pas pėrfundimit tė njė cikli njėvjeēar mbi mirėqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian.

Ceremonia e diplomimit u pėrshėndet nga ministrja e Rinisė dhe Fėmijėve, znj. Bora Muzhaqi, si dhe shefja e zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, znj. Giuliu Re, tė cilat pėrgėzuan tė diplomuarit dhe i inkurajuan ata qė tė transmetojnė mė tej vlerat dhe njohuritė e pėrfituara gjatė programit.

Nė pėrshėndetjen e saj znj. Muzhaqi nėnvizoi vlerat qė transmeton kjo shkollė dhe rėndėsinė e rrjetėzimit qė mundėson me tė rinj tė tjerė pėr tė sjellė njė ndryshim pozitiv nė shoqėrinė shqiptare. Znj. Muzhaqi solli shembullin e saj si njė prej pjesėmarrėsve tė Shkollės tė gjeneratės 2017 dhe nxitjes pėr tė kontribuar mė tej duke u angazhuar nė politikė.

Drejtuesja e Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, znj. Re, theksoi nė fjalėn e saj rolin e rėndėsishėm qė luan edukimi pėr udhėheqėsit e rinj pėr nxitjen e njė demokracie tė qėndrueshme, tashmė qė demokracia ėshtė vendosur nėn kėrcėnim nga zhvillimet e fundit. “Secili prej jush ka njė rol tė rėndėsishėm pėr tė luajtur, nė sferėn profesionale apo qytetare, nė mbėshtetje tė transformimeve demokratike tė vendit, pėr tė pėrmirėsuar tė ardhmen tuaj dhe tė brezave qė do tė vijnė”.

Dy pėrfaqėsues tė grupit tė diplomuar, Lorina Misku dhe Osman Stafa, pėrshėndetėn nė emėr tė grupit dhe falenderuan pėr mundėsinė e dhėnė pėr tė rritur njohuritė e tyre ASP dhe mbėshtetėsit e programit.

Mė pas ceremonia vijoi me ndarjen e diplomave pėr pjesėmarrėsit, tė cilėt i bashkohen pas kėtij momenti rrjetit tė mbi 400 alumnėve tė Shkollės, duke vazhduar tė ofrojnė angazhimin e tyre profesional dhe njerėzor nė nisma tė ndryshme tė ndėrmarra.