Raporti monitorues i pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė zgjedhjet e 14 majit 2023

E Premte, 06 Tetor 2023



Zgjedhjet vendore tė 14 majit 2023 fatkeqėsisht nuk sollėn ndonjė risi nė kufizimin e pėrdorimit tė burimeve shtetėrore dhe nė disa aspekte ishin dhe njė kthim pas nė zbatimin e kritereve tė vendosura nė zgjedhjet e mėparshme. Ky vlerėsim ėshtė pjesė e raportit pėrfundimtar tė monitorimit tė zhvilluar nga Akademia e Studimeve Politike nė bashkėpunim me Institutin e Studimeve Politike. Gjetjet e monitorimit synojnė qė tė ofrojnė rekomandime konkrete pėr pėrmirėsimin e kufizimeve ligjore dhe praktikės sė zbatimit tė tyre nė reformėn e pritshme zgjedhore.
 
Disa prej gjetjeve kryesore tė monitorimit janė:
 
•    Bllokimi i reformės sė pritshme zgjedhore pėrgjatė vitit 2022 krijoi premisat pėr pėrsėritjen e problematikave tė identifikuara mė parė nė zbatimin e kufizimeve tė burimeve shtetėrore. Nė kėtė terren tė paqartė ligjor, KQZ interpretoi si tė pazbatueshėm nė zgjedhjet vendore kufizimet e pėrcaktuara pėr zgjedhjet e pėrgjithshme, duke krijuar njė standart tė dyfishtė pėr proceset zgjedhore.

•    Kėshilli i ministrave dhe zyrtarėt e lartė shtetėrore u angazhuan masivisht nė drejtimin e fushatės zgjedhore nė mbėshtetje tė kandidatėve tė PS, duke mos siguruar njė ndarje tė qartė mes funksionit tė tyre dhe pėrfaqėsimit politik, nė pjesėmarrje nė aktivitete partiake dhe prezantimin e investimeve publike, fondeve tė mbėshtetjes pėr rindėrtimin, bujqėsinė apo projekteve zhvillimore tė financuara nga shoqėrive publike si nė rastin e FSHZH nė Shkodėr apo programeve tė tjera tė donatorėve tė huaj.

•    Kėshilli i Ministrave miratoi 14 vendime qė sillnin rritje pagash pėr kategori tė caktuara tė administratės dhe pensionistėt gjatė fushatės zgjedhore si dhe 4 vendime tė tjera pėr fondet e rindėrtimit nga tėrmeti pėr banesat private si dhe objekte tė ndryshme publike nė bashkitė kryesore tė vendit. Pėrtej interpretimit nėse ky kufizim i Kodit Zgjedhor ėshtė i vlefshėm nė zgjedhjet vendore, mbetet evident fakti qė kjo vendimmarrje ka sjellė pėrfitime elektorale.

•    Numri i punonjėsve tė administratės vendore u rrit lehtėsisht pėrgjatė muajve tė parė tė vitit (644 tė punėsuar mė shumė), trend qė nuk vihet re me pėrfundimin e zgjedhjeve. Pėrkundėr kėtyre punėsime rishtazi, qė shpesh pėrkthehen nė favorizime elektorale, numri i pėrgjithshėm i punonjėsve tė administratės shėnoi ulje nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.

•    Platforma e aktivizmit partik tė PS “Aktiv1st”, ku nxiteshin tė regjistroheshin punonjėsit e sektorit publik, ngriti shqetėsime pėr mundėsinė e patronazhimit dhe rritjes sė kontrollit ndaj administratės, konfirmuar kjo edhe nė raportin e OSBE/ODIHR. Monitorimi i Komisionerit pėr Mbikqyrjen e Shėrbimit Civil dhe Departamentit tė Administratės Publike, duke u mbėshtetur mbi raportimet e vetė drejtuesve tė institucioneve publike, nuk gjeti asnjė parregullsi apo mungesė nė orarin e punės gjatė periudhės zgjedhore.

•    Njė proces disiplinimi dhe kontrolli tė brendshėm tė administratės gjatė fushatės nga vetė Kėshilli i Ministrave, roli qė iu besua Task-Forcės qeveritare pėr sjelljen e administratės, ėshtė ende i pamundur tė vlerėsohet si funksional dhe i besueshėm nė mungesė tė plotė tė transparencės dhe llogaridhėnies. Monitorimi i OSBE/ODIHR nuk u fokusua nė kėtė nismė tė Kėshillit tė Ministrave nė raportin e tij, duke mos vlerėsuar mesa duket ndonjė pėrmirėsim tė dukshėm tė procesit.

•    KQZ pėrmirėsoi eficencėn kohore pėr shqyrtimin dhe vendimmarrjen mbi denoncimet ndaj mungesės sė raportimti tė aktiviteteve publike apo pėrfshirjen e ministrave dhe institucioneve nė fushatė, kjo edhe falė rritjes sė denoncimeve nga organizatat e shoqėrisė civile. Pėr herė tė parė Komisioneri shtetėror vendosi nė kohė pėr ndalimin e zhvillimit tė aktivitete si dhe caktoi 23 sanksione administrative ndaj kryetarėve tė bashkive dhe zyrtarėve qendrorė e vendorė duke mundėsuar edhe njė regjistėr publik tė zyrtarėve tė sanksionuar.

Ky raport zhvillohet nė kuadėr tė projektit “Partneritete tė forta pėr reforma tė qėndrueshme - Forcimi i rolit tė shoqėrisė civile nė adresimin e sfidave tė zgjedhjeve tė lira dhe tė drejta”, me mbėshtetjen e Ambasadės sė Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta nė Shqipėri.


Kėtu mund tė njiheni me raportin e plotė