Diplomohen Sinjalizuesit e Besuar pėr materialet e dėmshme nė platformat online

E Enjte, 05 Tetor 2023



Rreth 15 profesionistė tė rinj u diplomuan sot pas pėrfundimit tė ciklit tremujor tė trajnimit tė Akademisė sė Sinjalizuesve tė Besuar Shqiptarė, mbi raportimin e materialeve qė pėrmbajnė gjuhė urrejtjeje dhe nxitje pėr ekstremizėm tė dhunshėm nė platformat online.

Eventi shėrbeu gjithashtu pėr tė shpallur fituesen e konkursit pėr raportuesin mė tė mirė tė materialeve tė dėmshmė. Znj. Liridona Hoxhaj, me njė edukim nė profillin e sigurisė nė fushėn e studimeve fetare, u shpall fituesja e konkursit me 137 raportime tė materialeve tė dėmshme nė Facebook, TikTok, Youtube etj. Fitueses iu ofrua njė bursė trajnimi nė fushėn e kodimit tė mundėsuar nga kompania BetaPlan nėn certifikimin e Akademisė Coding Dojo nė ShBA.

Ceremoninė e diplomimit e pėrshėndeti drejtori i Autoritetit Kombėtar pėr Certifikimin Elektronik dhe Sigurinė Kibernetike (AKCESK), z. Igli Tafa, i cili theksoi rėndėsinė e bashkėpunimit tė institucioneve publike me aktorėt tė ndryshėm tė shoqėrisė pėr tė pėrballuar rreziqet qė paraqet zhvillimi teknologjik dhe ndėrthurrja gjithmonė e mė e madhe e teknologjisė nė jetėn tonė.

AKCESK po bashkėpunon prej tre vitesh me ASP pėr ofrimin e ekspertizės kėrkuese si dhe lehtėsimit tė dialogut me aktorėt e ndryshėm tė shoqėrisė, me mbėshtetjen e mbėshtetjen e Ambasadės sė SHBA nė Tiranė.