Finalizohet Shkolla Verore pėr Integritetin dhe Etikėn nė Partitė Politike

E Shtune, 26 Gusht 2023



Rreth 20 pėrfaqėsues tė partive kryesore nė vend morėn pjesė nė Shkollėn Verore pėr Integritetin dhe Etikėn nė Partitė Politike, e cila u zhvillua nga data 24-26 gusht 2023 nė Pogradec. Kjo shkollė u organizua nga Akademia e Studimeve Politike mė mbėshtetjen e Fondacionit Westminster pėr Demokraci dhe Ambasadės Britanike.

Nėpėrmjet moduleve tė njė trajnimi intensiv si dhe diskutimeve me aktorėt politikė tė ftuar, u  synua tė rriten njohuritė dhe lehtėsohet bashkėpunimi mes aktivistėve politikė mbi rėndėsinė e respetimit tė praktikave dhe rregullave tė brendėshme tė partive politike.

Trajnerja Edlira Gjoni, zhvilloi njė trajnim intensiv njėditor mbi udhėheqjen e orientuar nga etika dhe vlerat, bazuar nė kurrikulėn e Institutit McCain, SHBA.

Njė vėshtrim mbi historikun e organizimit tė grupimeve politike nė Shqipėri qė prej fillimit tė shekullit tė ‘20-tė si dhe problematikat nė strukturimin dhe ideologjinė e partive shqiptare u prezantua pėr pjesėmarrėsit nga gazetari dhe publicisti Ben Andoni.

Deputetet Anila Denaj si dhe Sorina Koti, u ftuan qė tė sillnin dy modele praktike tė angazhimit tė profesionistėve nė politikė si dhe zhvillonin njė diskutim me pjesėmarrėsit mbi realitetin si dhe mundėsitė dhe sfidat pėr forcimin e etikės dhe integritetit nė partitė politike.

Pjesėmarrėsit vlerėsuan ndėrthurrjen mes ekspertizės mė tė mirė vendase dhe ndėrkombėtare dhe prezantimit tė shembujve personale tė politikanėve tė angazhuar si njė mundėsi pėr tė analizuar mė mirė problematikat dhe identifikuar zgjidhje tė mundshme. Nė pėrfundim tė Shkollės Verore u zhvillua edhe njė ceremoni pėr certifikimin e pjesėmarrėsve.