ASP prezantohet me drejtuesen e re tė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė

E Marte, 22 Gusht 2023



Drejtuesja e re e Zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, znj. Giulia Re, priti nė njė takim prezantues drejtorin e Akademisė sė Studimeve Politike, Erjon Tase.  E rikthyer nė Shqipėri pas njė eksperience tė mėparshme profesionale nė organizatat ndėrkombėtare, zonja Re ėshtė e familjarizuar me zhvillimet nė Shqipėri dhe programet zhvillimore tė vendit. Kjo eksperiencė bashkėpunimi me aktorė vendas dhe tė huaj ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė siguruar fuqizimin e rolit tė Kėshillit tė Evropės dhe zbatimit tė programeve tė ndryshme tė asistencės qė ofron kjo organizatė e rėndėsishme.
 
Gjatė takimit u diskutua mbi bashkėpunimin nė tė ardhmen dhe nismat kryesore qė synojnė ngritjen e kapaciteteve tė profesionistėve tė rinj nė Shqipėri pėr tė kontribuar nė proceset demokratike. Akademia do tė vijojė tė mbėshtetet si njė nga programet mė tė sukseshme tė Kėshillit tė Evropės nė Shqipėri dhe nė 20 vende tė tjera nė Europė, Azi dhe Afrikė.
 
Qė nga themelimi i saj nė vitin 2007 me mbėshtetjen e Kėshillit tė Evropės, Akademia e Studimeve Politike vijon tė ofrojė njė qendėr formimi dhe ndėrveprimi pėr shumė udhėheqės tė rinj politikė dhe qytetarė pėr tė zbatuar modelet mė tė mira tė qeverisjes dhe zhvillimit.