Diplomohet gjenerata e parė e "Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian"

E Premte, 24 Shkurt 2023



Aktiviteti pėrmbyllės i gjeneratės sė parė tė "Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian" u zhvillua mė 24 shkurt 2023 pranė Maritim Hotel Plaza, Tiranė. Aktivitetin e pėrshėndetėn znj. Megi Fino, zv.ministre pėr Europėn dhe Punėt e Jashtme dhe znj. Klotilda Neziri, Kryetare e Komisionit pėr Mbrojtjen e Konsumatorit pranė Ministrisė sė Financave dhe Ekonomisė. Nė fjalėn e tyre u theksua roli i rėndėsishėm qė duhet tė luajnė aktorėt e shoqėrisė civile, akademikėt dhe ekspertėt e pavarur nė procesin e negociatave pėr kapitujt e integrimit evropian, sidomos nė fushėn e mbrojtjes sė konsumatorėve.
Ceremonia vijoi mė pas me dorėzimin e certifikatave pėr mbi 30 pjesėmarrėsit e angazhuar me sukses nė periudhėn Janar 2022 – Janar 2023 nė programin e Shkollės.
 
Projekti “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”, po zbatohet nga European Movement Albania (EMA) nė bashkėpunim me Akademinė e Studimeve Politike (ASP) dhe Qendrėn Alert, me mbėshtetjen financiare tė Bashkimit Europian nė kuadėr tė fondeve IPA 2017.