Shėndeti publik nė BE dhe Shqipėri nė fokus tė Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit

E Shtune, 21 Janar 2023



Moduli i dhjetė dhe i fundit i Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian i fokusuar nė temėn “Shėndeti publik nė BE dhe Shqipėri (Kapitujt: 7, 10, 28)” u zhvillua mė datat 20- 21 Janar 2023. Sesioni i parė nisi me Znj. Eglantina Bardhi, Drejtore Ekzekutive pranė Organizatės “Together for Life”. Ajo informoi pjesėmarrėsit mbi hapat dhe procedurat ligjore qė ndiqen nė ēėshtjet kur ka shkelje tė tė drejtave tė pacientėve dhe ndau disa raste tė suksesshme nė tė cilat janė zbatuar kėto tė drejta. Sesioni i dytė u zhvillua nga Znj. Elona Gjebrea, lektore pranė Universitetit “New York Tirana”, e cila ndau tė dhėnat e njė studimi qė ėshtė shtrirė nė njė fazė kohore prej 9 muajsh, duke pėrfshirė disa shtete tė Ballkanit, qė ėshtė kryer nė lidhje me qasjen e tė rinjve nė informacion, edukim dhe kujdes ndaj shėndetit nė Shqipėri gjatė pandemisė sė COVID-19. Sesioni i tretė dhe i funidt, kishte si folės Z. Dritan Ulqinaku, Nėndrejtor pranė Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP). Ai e nisi sesionin duke shpjeguar pėr tė pranishmit, mbi misionin qė ka ky institut nė mbrojtjen e populatės. Gjatė diskutimeve njė vemėndje tė veēantė morėn masat qė duhet tė ndėrmerren pėr tė mbrojtur konsumatorin shqiptar nė mėnyrė efektive nga risqet dhe kėrcėnimet nė fushėn e shėndetėsise, si dhe strategjitė qė duhet tė ndiqen nė vijim pėr tė parandaluar emergjenca tė ngjashme si ajo e COVID-19.