Energjia elektrike nga kėndvėshtrimi i konsumatorit tema e modulit tė 9-tė

E Shtune, 17 Dhjetor 2022



Moduli 9 “Energjia elektrike nga kėndvėshtrimi i konsumatorit (Kapitujt 28 dhe 15)” i Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian u zhvillua me datat 16- 17 Dhjetor 2022. Lektori i parė pėr kėtė modul ishte Z. Gjergj Simaku, Zv. Ministėr pranė Ministrisė sė Infrastrukturės dhe Energjisė. Z. Simaku diskutoi me pjesėmarrėsit mbi pėrmbushjen e detyrimeve tė Shqipėrisė pėr Kapitullin 15 Energjia tė BE Acquis. Pėr tė pėrmbushur objektivat e BE-sė pėr energjinė dhe klimėn pėr vitin 2030, vendet e BE-sė duhet tė krijojnė njė plan kombėtar tė integruar 10-vjeēar pėr energjinė (NECP) pėr periudhėn nga viti 2021 deri nė vitin 2030 dhe Shqipėria ishte pala e parė kontraktuese qė miratoi NECP-nė e saj. Gjithashtu, vendi ynė ka shėnuar progres nė fushėn e mbrojtjes sė natyrės, por duhet t’i kushtojė mė shumė vėmendje vlerėsimeve mjedisore tė projekteve hidroenergjetike. Makinat e vjetra duhen zėvėndėsuar me makina elektrike dhe gjithashtu transporti publik duhet kthyer nė njė “transport tė gjelbėr”. Njė rekomandim qė sjell kursim nė faturėn e energjisė dhe kujdes ndaj mjedisit ėshtė pėrdorimi i paneleve diellore duke qenė se edhe klima e Shqipėrisė ėshtė mjaft e favorshme pėr pėrdorimin e tyre. Sesioni i dytė u zhvillua nga Z. Romir Pajenga, Drejtor pranė Drejtorisė se Tarifave dhe Ēmimeve, Enti Rregullator i Energjisė. Z. Pajenga nisi me njė prezantim mbi Entin Rregullator dhe pse lind nevoja pėr tė patur njė ent rregullator. Enti rregullator ėshtė ėshtė njė autoritet shtetėror i cili ėshtė pėrgjegjės pėr ushtrimin e njė autoriteti tė pavaruar pėr rregullimin e shėrbimeve publike me natyrė tregtare dhe natyre jotregtare, sipas interesit qė lidhet me shėrbimin publik. Z. Pajenga shpjegoi modelin “PRICE CAP”, model i cili lejon pėrllogaritjen e tarifave dhe cmimeve tė rregulluara pėr energjinė elektrike. Ai bėri njė panoramė tė gjendjės sė emergjencės pėr furnizim me energji elektrike nė vendin tonė. Nė vemėndje tė pjesėmarrėsve, ai solli disa nga rekomandimet e Komisionit Europian nė kuadėr tė procesit integrues tė vendit dhe diskutoi me ta mbi sfidat e sė ardhmes sė sektorit tė energjisė. Sesionin e tretė, e zhvilloi Z. Lorenc Gordani, Lektor pranė Universitetit “Tirana Business”. Ai informoi pjesėmarrėsit mbi hapjen e tregut dhe zhvillimet mė tė fundit tė Bursės Shqiptare tė Energjisė Elektrike (ALPEX) dhe zhvillimi i potencialit tė vendit nė investime tė rinovueshme fotovoltaike. Bursa Shqiptare e Energjisė Elektrike- ALPEX ėshtė nje shoqėri me sipėrmarrje tė pėrbashkėt nė pronėsi tė Operatorėve tė Sistemit tė Transmetimit tė Shqipėrisė (OST) dhe Kosovės (OSTT). Sesioni i rradhės u mbajt nga Z. Sidrit Tako, Drejtor i AlbGaz sh.a, i cili informoi pjesėmarrėsit mbi strategjitė e zhvillimit tė gazit nė Shqipėri. Shoqėria Albgaz Sh.a, funksionon si njė operator i kombinuar duke kryer veprimtarinė e Operatorit tė Sistemit tė Transmetimit dhe Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes sė gazit natyror nė Republikėn e Shqipėrisė. Z. Tako diskutoi mbi qėllimin e ligjit 102/2015 “pėr sektorin e gazit natyror” qė ėshtė garantimi i furnizimit tė qėndrueshėm dhe tė sigurt me gaz natyror tė klientėve, nėpėrmjet krijimit tė njė tregu konkurrues dhe tė integruar me tregjet rajonale e europiane, pėr njė shėrbim me cilėsi tė lartė, kosto tė arsyeshme, si dhe duke respektuar kėrkesat pėr mbrojtjen e mjedisit. Njė vėmendje tė veēantė gjatė sesionit mori edhe Master Plan i Gazit dhe projektet prioritare ku disa prej tyre janė: Terminali GNL nė Vlorė, Gazsjellėsi Vlorė – Fier (Interkoneksion me TAP), Infrastruktura e GNL nė shkallė tė vogėl (SS LNG), Gazsjellėsi Adriatiko – Jonian (IAP). Nė sesionin e pestė dhe tė fundit, folės ishte Z. Gjergj Erebara pranė Balkan Investigative Reporting Network (BIRN). Ai vuri theksin tek roli i medias nė investigimet pėr prodhimin e energjisė elektrike nė Shqipėri. Ai gjithashtu ndau disa artikuj tė BIRN ku janė identifikuar disa raste problematike qė kanė njė ndikim negativ mbi konsumatorin.