Orientimi nė tregun e punės, sesione informuese nė shtatė universitete

E Enjte, 08 Qershor 2023



Sesionet e trajnimit mbi orientimin nė tregun e punės po zhvillohen gjatė muajve maj-qershor me studentėt e universiteteve publike dhe private nė Tiranė, Durrės, Vlorė, Shkodėr, Elbasan, Korēė dhe Gjirokastėr. Deri nė 70 studentė dhe tė rinj tė sapodalė nė tregun e punės do tė mentorohen nė muajt nė vijim nga alumnėt e Akademisė sė Studimeve Politike, profesionistė tė profileve tė ndryshme nė administratė, biznes dhe shoqėrinė civile nė qytete tė ndryshme tė vendit.

Nėpėrmjet kėtyre sesioneve informuese dhe trajnuese synohet qė rreth 225 studentė tė rrisin kapacitetet e tyre pėr tė shkruar njė letėr motivi, prezantuar si duhet eksperiencėn e tyre nė njė CV, rritur pėrgatitjen e tyre pėr njė intervistė pune si dhe krijuar njė orientim pėr karrierėn e tyre tė lidhur me edukimin dhe talentin e tyre.

Tė gjithė studentėt e pėrfshirė nė kėto trajnime janė tė ftuar qė tė aplikojnė dhe bėhen pjesė e grupit qė do tė mentorohen mė tej pėr tė nisur njė punė nė qytetet e tyre nė administratė, biznes, organizata tė shoqėrisė civile dhe kudo tjetėr. Duke orientuar nisjen e njė karriere profesionale si dhe falė mentorimit, synohet qė tė krijohet mjedisi i duhur qė tė rinjtė tė ndėrtojnė karrierėn e tyre nė vendlindje pas pėrfundimit tė studimeve.   

Projekti “Sė bashku pėr tė zhvilluar karrierėn nė Shqipėri” zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike me mbėshtetjen financiare tė Agjencisė Kombėtare tė Rinisė dhe Ministrit tė Shtetit pėr Rininė dhe Fėmijėt nė kuadėr tė Thirrjes sė dytė tė projekteve pėr Rininė.
 
Kėrkoni mentorin nė qytetin tuaj duke shprehur interesin dhe dėrguar njė CV nė adresėn info@asp.al deri nė 16 tetor 2023
 
Mė shumė informacion mbi projektin mund tė konsultoni kėtu

 
Mund tė shkarkoni udhėzuesin pėr orientimin e karrierės kėtu