Task-Forca pėr administratėn nė zgjedhje, tė mos neglizhohet angazhimi online

E Shtune, 22 Prill 2023



Nė mbledhjen e tij tė fundit Kėshilli i Ministrave miratoi Vendimin pėr monitorimin e veprimtarisė dhe pėrdorimit tė administratės shtetėrore gjatė procesit zgjedhor tė 14 majit. Ky vendim, qė vjen njė javė pas nisjes sė fushatės zgjedhore, konfirmon edhe njėherė shqetėsimin e ngritur nga monitoruesit vendas dhe ndėrkombėtarė pėr pėrdorimin e burimeve shtetėrore nė zgjedhje.

Pėrshėndesim ngritjen e task-forcės qeveritare tė parashikuar nė kėtė VKM, por theksojmė se rezultatet e synuara mund tė garantohen vetėm nėpėrmjet ofrimit tė transparencės dhe pėrfshirjes sė duhur tė institucioneve tė pavarura dhe shoqėrisė civile nė monitorimin e sjelljes sė administratės.

Vendimi i fundit konfirmon edhe njėherė ndalimin e punonjėsve tė administratės shtetėrore tė bėjnė fushatė pėr njė subjekt zgjedhor apo kandidat gjatė orarit zyrtar dhe nė ambjentet e punės. Pėr fat tė keq, VKM nuk ka parashikuar njė rregullim pėr angazhimin politik tė punonjėsve shtetėrorė nė mediat sociale dhe platformat e tjera virtuale.

Njė kufizim i tillė virtual parashikohet tashmė nė nivelin e punonjėsve shtetėrore qė janė pjesė e shėrbimit civil. Sipas udhėzimit nr. 11, dt. 10.02.2023 tė Komisionerit pėr Mbikqyrjen e Shėrbimit Civil, vlerėsohet “detyrimi i nėpunėsit civil pėr t’u vetėpėrmbajtur pėr tė shprehur publikisht bindjet apo preferencat e tij politike, nė rrjete, media on line apo platforma sociale, nė zbatim nenit 37, tė ligjit 152/2013, “Pėr nėpunėsin civil”, i ndryshuar.”

Sipas interpretimit tė Komisionerit, ndalimi vlen edhe pas orarit zyrtar, kur mund tė argumentohet se ndahen pėlqimet nė aplikacionit “Aktiv1st” tė ndėrtuar nga Partia Socialiste apo forma tė tjera tė komunikimit nė rrjetet sociale.

Si njė shenjė e mirė e vullnetit pėr tė respektuar zotimet e ndėrmarra nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave, do tė ishte e nevojshme qė titullarėt e ministrive tė mos nxisin angazhimin e punonjėsve shtetėrore nė postimet online tė aktiviteteve tė tyre politike gjatė tre javėve nė vijim. Hapi i parė konkret ėshtė pezullimi i aplikacionit “Aktiv1st” apo minimalisht llogarive tė nėpunėsve civilė qė janė pjesė e portalit. Sipas listės qė rrodhi nė media nė janar tė kėtij viti, pėrdorues tė regjistruar tė aplikacionit janė qindra nėpunės civilė nė institucionet publike.

Ne do tė vijojmė tė monitorojmė veprimtarinė e Task-Forcės si dhe ofrojmė kontributin tonė si pjesė e aktorėve civilė tė angazhuar pėr sigurimin e mundėsive tė barabarta pėr subjektet dhe kandidatėt nė proceset zgjedhore.

Akademia e Studimeve Politike nė bashkėpunim me Institutin e Studimeve Politike po monitorojnė fushatėn zgjedhore, nė kuadėr tė projektit “Partneritete tė forta pėr reforma tė qėndrueshme - Forcimi i rolit tė shoqėrisė civile nė adresimin e sfidave tė zgjedhjeve tė lira dhe tė drejta”, me mbėshtetjen e Ambasadės sė Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta nė Shqipėri.
 
Akademia e Studimeve Politike
Insituti i Studimeve Politike