Hapet thirrje pėr aplikime pėr akademinė e sinjalizuesve tė besuar

E Premte, 10 Mars 2023



Nėse je njė pėrdorues i pėrgjegjshėm i internetit apo aktivist i interesuar pėr kundėrshtimin e gjuhės sė urrejtjes, ekstremizmit tė dhunshėm apo materialeve tė dėmshme pėr tė miturit online, je i mirėpritur tė bėhesh pjesė e komunitetit shqiptar tė Sinjalizuesve tė Besuar tė Facebook, Twitter, Instagram dhe Youtube. Afati pėrfundimtar pėr dorėzimin e aplikimeve ėshtė 9 prill 2023.

Programi
Ky program mundėsohet nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) nė bashkėpunim me Autoritetin Kombėtar pėr Certifikimin Elektronik dhe Sigurinė Elektronike (AKCESK) me mbėshtetjen e Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, nė kuadėr tė projektit "Sinjalizues tė besuar pėr njė ekosistemin kibernetik tė sigurtė ndaj ekstremizmit tė dhunshėm”.
Rreth 20 pjesėmarrėsit e Akademisė do tė rrisin njohuritė e tyre duke u pėrshirė nė njė cikėl prej katėr trajnimesh nga ekspertėt mė tė mirė vendas dhe tė huaj. Ata do tė bėhen pjesė e konkursit tė monitorimit tė pėrmbajtjes sė paligjshme nė njė periudhe 4 mujore (prill – korrik 2023), nė rrjetet sociale dhe Youtube, duke mundėsuar njė raportim tė prioritizuar nga platformat ndėrkombėtare.
Pėr sinjalizuesin me mė shumė raportime do tė ofrohet njė bursė e plotė certifikimi nė Data Science, nė profilin e kodimit ose sigurisė kibernetike tė Academy Coding Dojo inc. Bursa do tė jepet nė bashkėpunim me partnerin ekskluziv nė Shqipėri tė Coding Dojo, kompaninė “Betaplan”.
AKCESK dhe institucione tė tjera shtetėrore do tė ftohen gjithashtu tė ofrojnė praktika ose forma tė tjera trajnimesh dhe bashkėpunimi me rrjetin e Sinjalizuesve tė Besuar, duke garantuar vijimin e mėtejshėm tė formimit dhe bashkėpunimit profesional tė pjesėmarrėsve mė tė mirė. Krijimi i bashkėpunimit tė besueshėm me platformat ndėrkombėtare tė rrjeteve sociale do tė ofrojė mundėsinė qė tė vijojė mė tej komunikimin prioritar me rrjetin shqiptar tė Sinjalizuesve.
Personat e interesuar mirėpriten tė dėrgojnė njė letėr motivimi dhe njė CV personale nė adresėn e emailit tė ASP: info@asp.al.  Afati pėrfundimtar pėr dorėzimin e aplikimeve ėshtė data 31 mars 2023, ora 16.00.    

Ēfarė ėshtė njė Sinjalizues i Besuar?
Ofruesit e platformave online (rrjete sociale, faqe interneti, chat dhe blogje), kanė ndėrtuar filtra dhe programe teknologjike pėr tė identifikuar pėrmbajtjen e paligjshme qė qarkullon nė hapėsirėn online. Megjithatė, inteligjenca artificiale ka kufizime dhe nevojitet qė tė ketė ndihmėn njerėzore pėr tė analizuar mesazhet mė tė sofistikuara. Kėtė boshllėk e plotėsojnė Sinjalizuesit e Besuar.
Sinjalizues tė Besuar konsiderohen pėrdoruesit e internetit, tė cilėt kanė njė nivel mė tė lartė njohurish pėr tė ngritur “flamurin e kuq” tė raportimit pėr materialet e paligjshme. Ata mund tė jenė individė qė dėshmojnė besueshmėri, entitete tė regjistruara apo edhe ekspertė tė profilizuar nė fushat pėrkatėse tė raportimit.

Ēfarė pėrmbajtje mund tė raportohet
Sipas kuadrit ligjor shqiptar pėrkufizohen katėr kategori kryesore tė pėrmbajtjes sė paligjshme online:
•    Materiale tė abuzimit seksual tė fėmijėve;
•    Gjuha e urrejtjes, racizmi dhe ksenofobia;
•    Pėrmbajtje ekstremizmi tė dhunshėm dhe radikalizmi;
•    Pėrmbajtja qė shkel tė Drejtat e Pronės Intelektuale
Eksperienca aktuale dhe orientimet e politikave mė tė mira ndėrkombėtare, nxisin raportimet nga individė dhe organizata me eksperiencė nė programe kundėr ekstremizmit apo trafikimit dhe abuzimit tė fėmijėve, ndėrkohė qė rastet e tė drejtave intelektuale kėrkojnė njė ekspertizė mė tė dedikuar nga shoqatata zyrtare apo kompani tė licencuara nė kėtė sektor.

Si funksionon raportimi i prioritizuar
Platformat ndėrkombėtare tė tilla si Facebook, Twitter, Instagram, Tik-Tok apo Youtube janė tė detyruara nga legjislacioni ndėrkombėtar qė tė ofrojnė njė mundėsi pėr tė raportuar pėr ēdo pėrdorues. Koha pėr tė analizuar raportimet e kryera, paqartėsia, problematika e gjuhės apo edhe numri i lartė i tyre, shkakton vonesa apo pamundėsi pėr tė bllokuar nė kohė materialet e raportuara.
Pėr kėtė qėllim, flamurėt e kuq tė ngritur nga sinjalizuesit e besuar kanalizohen me prioritet nėpėrmjet komunikimit tė dedikuar me kompanitė e ofrimit tė shėrbimeve online. Ky ėshtė njė nga avantazhet e sinjalizuesve, por njėkohėsisht edhe njė pėrgjegjėsi pėr tė qėnė tė besueshėm dhe ofruar sa mė shumė informacione tė qarta pėr shkeljet e konstatuara.

Mė shumė informacion nė ndėrfaqen e dedikuar: www.rsb.asp.al