Finalizohet adaptimi i BRIDGE nė Shqipėri, dy trajnueset e para pjesė e trupės sė KQZ

E Premte, 03 Mars 2023



Shqipėria ka mė nė fund dy trajnueset e para plotėsisht tė certifikuara pėr zbatimin e kurrikulės ndėrkombėtare tė trupave zgjedhore BRIDGE. Dy drejtoreshat e Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, Madalena Koja dhe Valbona Ballgjini, i shtohen nė kėtė mėnyrė kapaciteteve tė brendshme tė institucionit pėr tė zhvilluar dhe zbatuar qasje moderne dhe efikase pėr trajnimin dhe edukimin zgjedhor. Finalizohet nė kėtė mėnyrė me sukses rrugėtimi i nisur nė vitin 2019 nga Akademia e Studimeve Politike dhe International IDEA, me mbėshtetjen e Kėshillit tė Evropės, pėr pėrshtatjen e standartit BRIDGE nė kurrikulat e edukimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė Shqipėri.


BRIDGE konsiderohet nė mbi 40 vende si njė nga mjetet kryesore pėr tė forcuar metodologjinė dhe kapacitetet e trajnimit dhe edukimit tė strukturave zgjedhore. Kėshilli i Evropės mbėshteti kėtė program nė kuadėr tė asistestencės zgjedhore pėr Shqipėrinė. Prezantimi i kurrikulės u zhvillua nė dhjetor 2019 pėr tė vijuar mė pas me kursin e Trajnimit tė Trajnuesve BRIDGE nė 4-15 korrik 2022, me pjesėmarrjen e 18 administratorėve zgjedhore dhe aktivistėve nė fushėn zgjedhore.


Trajnimi i fundit, i zhvilluar nė 1-3 mars 2023 nga International IDEA nė bashkėpunim me Rule of Law Centre pranė Universitetit tė Helsinkit, shėrbeu si njė mundėsi pėr mentorimin e mėtejshėm tė dy trajnuesve shqiptare dhe akreditimin e tyre nga ekspertja e BRIDGE, Doina Bordeianu. I njėjti proces akreditimi dhe rritjeje profesionale synohet tė ndiqet nė muajt nė vijim pėr t'iu dhėnė mundėsinė edhe trajnuesve tė tjerė tė certifikuar deri mė sot nga BRIDGE nė Shqipėri.