”Fotografimi” i situatės sė pėrdorimit tė energjisė nė Kurbin dhe Suharekė

E Merkure, 14 Dhjetor 2022



Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt pėrdorimit efiēent tė burimeve natyrore vendore” u zhvillua mė 14 dhjetor 2022 nė Kurbin. Qėllimi i kėtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve tė anketimit tė zhvilluar gjatė 3 muajve tė fundit me familjarė dhe biznese si dhe intervistime tė aktorėve tė ndryshėm vendorė nė bashkitė e Kurbinit dhe Suharekės me qėllim pėr tė vlerėsuar situatėn e konsumit tė energjisė si dhe ndėrgjegjėsimin e aktorėve tė ndryshėm mbi “transformimin e gjelbėr”.

Pjesėmarrės nė kėtė aktivitet ishin rreth 30 autoritete vendore nė Kurbin dhe Suharekė, pėrfaqėsues nga institucionet vendore, biznesi, shoqėria civile dhe media si dhe pėrfaqėsues nga Sekretariati i Pėrbashkėt Teknik IPA, me qendėr nė Lezhė.

Pėr tė arritur objektivat e vendosura nga vendet tona nė kuadėr tė zhvillimit tė qėndrueshėm tė energjisė, duhet tė punojnė sė bashku tė gjithė sektorėt e shoqėrisė.

Delegacioni nga komuna Suharekė qė vizitoi Kurbinin pėr kėtė event u prit nė njė takim nga kryetarja e bashkisė znj. Majlinda Cara, e cila vlerėsoi nė fjalėn e saj gatishmėrinė pėr tė bashkėpunuar dhe shkėmbyer eksperiencat mė tė mira nė tė dyja anėt e kufirit.

Aktivitetin e pėrshėndetėn:
•    Z. Erjon Tase, Drejtor, Akademia e Studimeve Politike;
•    Z. Eduart Kurti, nėnkryetar i Bashkisė Kurbin;
•    Z. Berat Kabashi, Zyrtar i lartė i Komunės sė Suharekės;
•    Znj. Leonora Kryeziu, Drejtoreshė e Institutit pėr Studime Politike tė Prishtinės,
tė cilėt theksuan rėndėsinė e kėtij projekti dhe angazhimin e autoriteteve vendore pėr tė kontribuar dhe bashkėpunuar nė realizimin e objektivave tė tij.

Prezantimet e dy ekspertėve, qė vlerėsuan situatėn aktuale tė pėrdorimit tė energjisė, z. Erind Kraja dhe z. Avni Sfishta, prezantuan njė set rekomandimesh pėr ndėrhyrjen e mėtejshme tė aktiviteteve tė projektit mbi masat e eficencės sė energjisė dhe pėrdorimin e qėndrueshėm tė energjisė nė kėto rajone.
Disa nga rekomandimet e rezultuara nga anketa ishin:
•    rritja e njohurive dhe ndėrgjegjėsimit tė pėrfaqėsuesve te qeverisjes vendore dhe faktorėve tė tjerė relevantė mbi energjinė e rinovueshme dhe efiēencėn e energjisė;
•    pėrcaktimi i masave eficente tė energjisė nė institucionet nė varėsi tė bashkive dhe komunave, por edhe bizneset private;
•    Krijimi i programeve lokale dhe incentivave financiare qė mund tė ndėrmerren nga pushteti vendor pėr tė stimuluar bizneset qė pėrdorin masa eficente dhe ulin ndotjen e mjedisit.

Ky aktivitet ndihmoi pėr identifikimin e aktorėve vendorė, tė cilėt do tė bashkėpunojnė nė muajt e ardhshėm pėr zbatimin e projektit nė dy rajonet ndėrkufitare. Media kombėtare dhe ajo lokale nė tė dyja vendet ndoqėn aktivitetin me qėllim promovimin e mėtejshėm tė objektivave tek publiku i gjerė.
Programi “Rruga drejt pėrdorimit efiēent tė burimeve natyrore vendore”, financohet nga IPA II Programi Ndėrkufitar i Bashkimit Evropian Shqipėri – Kosovė, thirrja e 3-tė pėr aplikim, dhe zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike (APS), Instituti pėr Studime Politike tė Prishtinės (PIPS), Komuna e Kurbinit dhe Komuna e Suharekės.