Prezantohet monitorimi i zbatimit tė ligjit tė Efiēencės sė Energjisė pėrgjatė vitit 2016

E Hene, 19 Dhjetor 2016



Njė punim monitorues mbi zbatimin e ligjit tė Efiēencės sė Energjisė u prezantua sot nė njė tryezė tė rrumbullakėt me qėllim nxitjen e njė diskutimi konstruktiv mes aktorėve tė ndryshėm nė kėtė sektor. Njė vit pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji ka ende shumė punė pėr tė bėrė nė respekt tė detyrimeve tė pėrcaktuara prej tij si dhe zotimeve tė marra pėrsipėr nga institucionet shqiptare. Punimi kėrkimor u pėrgatit me mbėshtetjen e Fondacionit Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė (Soros), nė kuadėr tė projektit “I-M-P-akt – Koalicioni qytetar pėr ndikimin, monitorimin dhe promovimin e procesit tė integrimit europian tė Shqipėrisė“. Akademia e Studimeve Politike ofroi ekspertizėn e saj profesionale dhe eksperiencėn e nevojshme pėr tė siguruar pėrfshirjen e tė gjithė aktorėve tė rėndėsishėm nė kėtė aktivitet.

Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, z. Erjon Tase nėnvizoi rėndėsinė e bashkėpunimit tė institucioneve tė ndryshme dhe angazhimit tė shoqėrisė civile nė krijimin e njė terreni tė pėrshtatshmė pėr zbatimin e reformave ambicioze, por tė nevojshme pėr zhvillimin ekonomik dhe integrimit evropian tė vendit.
Ndėrkohė, z. Gjergj Simaku, drejtor i Drejtorisė pėr Burimet Energjetike tė Rinovueshme dhe Efiēencės sė Energjisė, pranė Ministrisė sė Energjisė dhe Industrisė, vlerėsoi organizimin e kėtij punimi dhe eventi. Z. Simaku njohu tė pranishmit gjithashtu me risitė qė sjell krijimi i Agjensisė sė Efiēencės sė Energjisė, e miratuar vetėm pak ditė mė parė nga Kėshilli i Ministriave si dhe arsyet e vonesės tė nisjes nga puna tė institucionit tė Fondit Kombėtar tė Efiēencės sė Energjisė. Tė pranishėm nė tryezė ishin pėrfaqėsues tė institucioneve tė tjera tė linjės, organizatave tė shoqėrisė civile, donatorėve tė huaj si dhe medias.

Gjatė pesė viteve tė fundit, Akademia e Studimeve Politike ka zhvilluar njė sėrė aktivitetesh advokuese me anėtarėt e parlamentit si dhe njėsi tė qeverisjes vendore dhe aktorė tė tjerė pėr tė ēuar pėrpara agjendėn e efiēencės sė energjisė dhe krijuar terrenin e pėrshtatshėm pėr zbatimin e zotimeve tė ndėrmarra nga vendi ynė nė kuadėr tė integrimit evropian.  
Punimi i plotė mund tė shkarkohet kėtu