Kontributi i aktoreve vendore ne procesin e integrimit

Forumi i Shoqërisë Civile, një platformë e aktorëve vendorë në rajonin Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë, synon të ofrojë kontributin e përbashkët të tyre në procesin e integrimit evropian të vendit. Mbi rekomandimet e takimit të parë të Forumit dhe me qëllim për t’i dhënë një përgjigje të mëtejshme pyetjes se si mund të rritet bashkëpunimi mes aktorëvë vendorë u zhvillua ky dokument analizues.
 

30 praktika te mira te bashkepunimit te aktoreve vendore

Ky publikim elektronik prezanton 30 praktika të mira të bashkëpunimit të autoriteteve vendore dhe shoqërisë civile në Poloni, Itali dhe Shqipëri, me fokus promovimin e modeleve evropiane të qeverisjes vendore. Botimi u mundësua si pjesë e projektit “Duke nisur nga bazat - Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit evropian", i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave nën instrumentin IPA II - 2014.
 
 

Monitorimi i ekstremizmit të dhunshëm në platformat online në shqip

Ky raport synon të identifikojë situatën e elementëve të ekstremizmit të dhunshëm online si dhe ofrojë statistika dhe të dhëna të vlefshme për ndërtimin e politikave përkatëse për të ofruar një mjedis elektronik të sigurt. Botimi është pjesë e projektit “Rritja e rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm në ekosistemin kibernetik shqiptar”,  i mbështetur nga Ambasada e SHBA në Tiranë.
 
 

Kuadri ligjor shqiptar për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm në hapësirën kibernetike

Studimi sjell një vlerësim mbi kuadrin ligjor dhe institucional të disponueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm online në Shqipëri. Botimi është pjesë e projektit “Rritja e rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm në ekosistemin kibernetik shqiptar”,  i mbështetur nga Ambasada e SHBA në Tiranë.
 
 

Të rinj të sigurt nga propaganda ekstremiste online

Interneti është një nga hapësirat ku nevojitet të forcohet edukimi për të njohur dhe kundërshtuar mesazhet e propagandës ekstremiste. Ky udhërrëfyes synon që të informojë të rinjtë, por edhe publikun në përgjithësi mbi këtë temë të rëndësishme si dhe të ofrojë disa këshilla për të krijuar rezistencën e duhur ndaj ekstremizmit të dhunshëm online.
 
Kliko këtu për të shkarkuar broshurën  

Rrugëtimi drejt BE, sfidat dhe mundësitë

Ky studim analizon problematikat të cilat dëmtojnë dhe nuk maksimizojnë përfitimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit. Botimi është pjesë e projektit “Duke nisur nga bazat: Roli i Shoqërisë Civile në procesin e integrimit në BE në Shqipëri”, financuar nga Instrumenti Europian IPA II i Bashkimit Evropian.
 
Punimi i plotë në këtë link

Përfshirja e grave të zonave rurale në praktikat e vendimmarrjes

Objektivi i këtij studimi është të sjellë rekomandime për sigurimin e një procesi më përfshirës të vendimmarrjes me vëmendje të veçantë ndaj grave dhe vajzave të zonave rurale. Ky dokument politikash u fokusua në Bashkinë e Tiranës për t'u konsideruar si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të saj të krijimit të politikave. Ky projekt është zhvilluar në kuadër të programit "Hulumtimi i Politikave për Programin e Akademive të Rinj".

Klikoni ketu per punimin e plote

Menaxhimi i emergjencave civile drejt autonomisë për reagimin në rast përmbytjesh

Ky dokument politikash u fokusua në Bashkinë e Tiranës dhe në mënyrë specifike se si emergjencat civile të shkaktuara nga përmbytjet menaxhohen në nivel lokal, nga Drejtoria e Emergjencave Civile, Bashkia e Tiranës. Dokumenti përfundimtar do të dorëzohet në Bashkinë e Tiranës për t'u konsideruar si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të saj të krijimit të politikave. Ky projekt është zhvilluar në kuadër të programit "Hulumtimi i Politikave për Programin e Akademive të Rinj".

Klikoni ketu per punimin e plote

Nga fermat e tyre drejt tregut - (Mos)Pjesëmarrja e prodhuesve ruralë në tregjet e bashkisë Tiranë

Ky studim përpiqet të analizojë problemet kryesore me të cilat ndeshen prodhuesit e vegjël bujqësorë në Tiranë për qasjen në tregjet e qytetit dhe nënvizon faktin se politikate zbatuara deri më tani nuk kanë trajtuar në thelb problemin e informalitetit. Ky studim vlen të konsiderohet si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të krijimit të politikave të bashkisë Tiranë. Ky projekt është zhvilluar në kuadër të programit "Hulumtimi i Politikave për Programin e Akademive të Rinj".

Klikoni ketu per punimin e plote

Rivitalizimi i Mozaikut të Tiranës, rëndësia e zhvillimit të turizmit kulturor në Tiranë

Ky studim sjell një model të suksesshëm të rivitalizimit të Mozaikut të Tiranës, siti arkeologjik më antik në kryeqytet, duke synuar të gjallërojë atë dhe të gjenerojë të ardhura. Dokumenti mund të konsiderohet si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të krijimit të politikave të Bashkisë Tiranë. Ky projekt është zhvilluar në kuadër të programit "Hulumtimi i Politikave për Programin e Akademive të Rinj".

Klikoni ketu per punimin e plote