Kuadri ligjor dhe institucional shqiptar kundër ekstremizmit të dhunshëm online
Ky botim ofron një analizë të kuadrit ligjor dhe institucional shqiptar kundër ekstremizmit të dhunshëm në hapësirën kibernetike. Materiali ofron gjithashtu rekomandime për përmirësimin e bashkëpunimit dhe rritjes së rezultateve në këtë fushë.
Monitorimi i ekstremizmit të dhunshëm në platformat online në shqip (2023)
Monitorimi i dytë i situatës së elementëve të ekstremizmit të dhunshëm në hapësirën online ofron të dhëna të vlefshme si dhe disa rekomandime për insitucionet dhe aktorët e tjerë përgjegjës për ndërtimin e politikave përkatëse për të ofruar një mjedis elektronik të sigurt.
Raporti i parë i monitorimit të kuadrit ligjor në zgjedhjet 14 maj 2023
Raporti i parë i monitorimit të kuadrit ligjor dhe situatës
së zbatimit të tij në zgjedhjet vendore 14 maj 2023, i hartuar nga
Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Institutin e
Studimeve Politike (ISP). Ky është një raport paraprak vlerësimi mbi problematika
të fazës fillestare zgjedhore.
Udhëzues mbi portalin e sinjalizimit të faqeve me përmbajtje të paligjshme
Ky udhëzues synon të promovojë për publikun e gjerë portalin unik të sinjalizimit si dhe ndërgjegjësojë aktorët e ndryshëm publikë dhe privatë mbi rëndësinë e bashkëpunimit për evidentimin dhe heqjen e shpejtë të materialeve me përmbajtje të paligjshme.
Revista e rrjetit alumni - Nr.7 (2020)
Publikohet numri i shtatë i revistës së alumnëve (ish-pjesëmarrësve) të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Një botim që u drejtohet vetë alumnëve, por njëkohësisht synon t'iu shërbejë atyre si një mundësi e mëtejshme promovimi të angazhimeve, arritjeve si edhe aktiviteteve të përbashkëta të organizuara nga ky rrjet.
Klikoni ketu per revisten ne pdf
Pasaporta e votuesit 2021
Në këtë material informues do të mund të gjeni të detajuar të gjitha risitë e Kodit Zgjedhor me qëllim njohjen e tyre dhe zbatimin e duhur të së drejtës dhe përgjegjësisë për të votuar.
Klikoni ketu per broshuren informuese
Posteri - Kufizimet per burime shteterore ne zgjedhje
Kodi Zgjedhor përcakton ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në një periudhë 4 mujore deri në zgjedhjet për Kuvend më 25 prill 2021. Ndiqni më tej të gjitha kufizimet në posterin informues të hartuar në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA).
Klikoni ketu per posterin
Klikoni ketu per posterin
Posteri - Kufizimet per financimin e fushates zgjedhore
Kodi Zgjedhor përcakton kufizime të reja për financimin e fushatës së subjekteve zgjedhore si dhe materialeve propagandistike që do të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ndiqni më tej të gjitha kufizimet në posterin informues të hartuar në kuadër të projektit "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA).
Klikoni ketu per posterin
Klikoni ketu per posterin
Ekonomia post-COVID, sfida dhe mundësi
Punimi sjell një analizë të nivelit të ndikimit në ekonomi i COVID-19 si dhe parashikimin për një të ardhme të afërt. Bazuar në analizën e këtij vlerësimi dhe projeksioneve ofrohen disa rekomandime në optikën e shqyrtimit të krizës si një mundësi për të ofruar një qasje të re për zhvillimit ekonomik të vendit.
Klikoni ketu per punimin e plote
Zgjedhje në pandemi, praktika dhe rekomandime
Ky dokument teknik synon t'i ofrojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procesin e zgjedhjeve praktikat më të mira të zbatimit të kërkesave të reja pa cenuar integritetin ose legjitimitetin e zgjedhjeve. Dokumenti është një mbështetje shtesë e ASP si pjesë e bashkëpunimit për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.