Edukimi gjithëpërfshirës në shkollat e Tiranës: perceptimet mbi barrierat, dimensionet dhe perspektivat

Ky studim politikash identifikon sfidat kryesore që hasin shkollat 9-vjeçare të Tiranës në sigurimin e “edukimit gjithëpërfshirës”, duke ofruar gjithashtu katër rekomandime politikash për Bashkinë e Tiranës për t'u konsideruar si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të saj të krijimit të politikave. Ky projekt është zhvilluar në kuadër të programit "Hulumtimi i Politikave për Programin e Akademive të Rinj".

Revista e rrjetit alumni 2019

Publikohet numri i gjashtë i revistës së alumnëve (ish-pjesëmarrësve) të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Një botim që u drejtohet vetë alumnëve, por njëkohësisht synon t'iu shërbejë atyre si një mundësi e mëtejshme promovimi të arritjeve në karrierën personale si edhe aktiviteteve të përbashkëta të organizuara nga ky rrjet.

Klikoni ketu per revisten ne pdf

Dokumenti - Potenciali i Mobilitetit Urban në Shqipëri

Ky dokument prezanton një përmbledhje të legjislacionit aktual, potencialit për zbatimin e planeve të qëndrueshme të mobilitetit urban si dhe rekomandime përkatëse për rritjen e rolit të parlamentarëve në cështjet e mobilitetit urban. Punimi është përgatitur falë kontributit professional të Institutit Co-Plan.
 
Klikoni ketu per punimin e plote 

Udhëzuesi i votuesit për herë të parë - 2019

Ky udhëzues është përgatitur nga Akademia e Studimeve Politike në kuadër të programit "Ndërgjegjësimi i votuesve për herë të parë - 2019". Botimi u drejtohet të gjithë të rinjve me qëllim informimin e tyre mbi rëndësinë e pjesëmarrjes, procesin e votimit si dhe penalizimet penale në rast të abuzimit me këtë të drejtë që kanë fituar.

Kliko këtu për ta shkarkuar udhëzuesin

Menaxhimi i emergjencave civile drejt autonomisë për reagimin në rast përmbytjesh

Ky dokument politikash u fokusua në Bashkinë e Tiranës dhe në mënyrë specifike se si emergjencat civile të shkaktuara nga përmbytjet menaxhohen në nivel lokal, nga Drejtoria e Emergjencave Civile, Bashkia e Tiranës. Dokumenti përfundimtar do të dorëzohet në Bashkinë e Tiranës për t'u konsideruar si një mjet shtesë për zhvillimin e proceseve të saj të krijimit të politikave. Ky projekt është zhvilluar në kuadër të programit "Hulumtimi i Politikave për Programin e Akademive të Rinj" - (PRYA), i përqendruar në nxitjen e hartimit të politikave bazuar mbi të dhëna dhe studime.

Klikoni ketu per punimin e plote

Monitorimi i situatës së legjislacionit të Efiçencës së Energjisë - 2018

Ky raport monitorues analizon situatën e zbatimit të legjislacionit të efiçencës së energjisë në Shqipëri përgjatë vitit 2018, veçanërisht të ligjit të Efiçencës së Energjisë dhe ligjit për Performancën e Energjisë së Ndërtesave dhe synon të identifikojë sfidat dhe mundësinë për arritjen e këtyre objektivave si dhe të propozojë hapat që duhen ndërmarrë nga parlamentarët dhe aktorë të tjerë për të plotësuar këto objektiva. 

Revista e rrjetit alumni 2018

Publikohet numri i pestë i revistës së alumnëve (ish-pjesëmarrësve) të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Një botim që u drejtohet vetë alumnëve, por njëkohësisht synon t'iu shërbejë atyre si një mundësi e mëtejshme promovimi të arritjeve në karrierën personale si edhe aktiviteteve të përbashkëta të organizuara nga ky rrjet.

Klikoni ketu per revisten ne pdf

Udherrefyesi rreth ekstremizmit te dhunshem per mesuesit dhe prinderit

Ky udhërrëfyes i përgatitur nga Akademia e Studimeve Politike synon të informojë të rinjtë, mësuesit dhe prindërit mbi ekstremizmin e dhunshëm si dhe të ofrojë disa këshilla për të krijuar rezistencën e duhur ndaj këtij rreziku. Ai është prodhuar me mbështetjen fnanciare të Bashkimit Evropian në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Rritjen e Reziliencës së të Rinjve ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, i zbatuar nga Terre des Hommes Shqipëri në partneritet me ISD, CCG dhe Universitetin Bedër.

Klikoni këtu për të shkarkuar udhërrëfyesin

Udhëzues për mësuesit mbi diskutimin për ekstremizmin e dhunshëm

Ky material edukues i përgatitur nga UNESCO synon t'iu vijë në ndihmë mësuesve për të zhvilluar diskutime me nxënësit mbi ekstremizmin e dhunshëm. Ai është përkthyer në shqip dhe vendosur në dispozicion nga Instituti për Zhvillimin e Arsimit dhe ribotohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Rritjen e Reziliencës së të Rinjve ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”.

Klikoni për të shkarkuar botimin

Raport i Veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 1 Janar – 31 Dhjetor 2017

Raporti i Veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmban informacionin e plotë mbi organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017.
 
Mund të shkarkoni raportin këtu