Ekonomia post-covid, sfida dhe mundesi per rimekembjen

Ekonomia shqiptare, pavarësisht dy goditjeve negative të njëpasnjëshme të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Covid-19, ishte futur më parë në fazën e rënies të ciklit të biznesit. Ky është një nga gjetjet e dokumentit analizues të hartuar nga një grup ekspertësh alumni të Akademisë, i cili u publikua sot me synimin që t'ju vijë në ndihmë politikëbërësve në këto momente kur po diskutohen masat dhe reformat e nevojshme për të rimëkëmbur ekonominë shqiptare.

Publikohet raporti i parë për burimet shtetërore në fushatë

Publikohet Raporti i Monitorimit të funksionimit të kufizimeve të Kodit Zgjedhor mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore. Ky raport pati në fokus periudhën 25 dhjetor 2020- 15 janar 2021 dhe do të shoqërohet nga raporte të tjera dy-javore deri në ditën e zgjedhjeve.

Qëndrim i përbashkët për kufizimet e burimeve shtetërore në fushatë

Ne, një grupim i Organizatave të Shoqërisë Civile, ndoqëm me vëmendje procedurën e parë administrative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndaj drejtuesit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lushnjë, lidhur me publikimin e fotove të ndarjes së lejeve të legalizimi të shtëpive të qytetarëve nga një deputet

Hyjnë në fuqi kufizimet e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje

Që nga dita e djeshme (25 dhjetor) kanë nisur efektin e tyre dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor, të cilat parashikojnë ndalimin e veprimtarive publike të institucioneve shtetërore të lidhura me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nën monitorim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jetë gjithashtu gjatë katër muajve në vijim edhe përdorimi i burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të institucioneve qendrore dhe vendore.

ASP angazhohet për monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje

Akademia e Studimeve Politike do të angazhohet në monitorimin e financimit dhe përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Projekti "Forcimi i Transparencës së Zgjedhjeve në Shqipëri" (SETA) mbështetet financiarisht ambasada e Hollandës në Tiranë dhe programi i përbashkët Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri”.

Zhvillohet kursi i tretë i Shkollës mbi integrimin evropian

Perpektiva e Integrimit Evropian ishte në fokusin kryesor të kursit të tretë kombëtar të Shkollës së Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua në Tiranë në datat 13-14 nëntor, në formatin hibrid, për të ofruar mundësinë e diskutimeve me lektorë të përzgjedhur vendas dhe të huaj.

Edukim i të rinjve për ekstremizmin e dhunshëm online

Interneti dhe pajisjet inteligjente kanë gjetur një përdorim edhe më të gjerë nga fëmijët dhe të rinjtë në kushtet e edukimit online për shkak të COVID-19. Së bashku me risitë dhe përfitimet, kjo qasje e shtuar në internet kërkon një përgatitje më të madhe dhe kujdes për të evituar pasojat negative të lundrimit online.

Forumi i Aktoreve Vendore, shembuj pozivite per integrimin

Buxhetimi me pjesëmarrje, Komisionet Këshillimore Qytetare, kontratat sociale me kryetarin e bashkisë, aplikacionet smartphone, këto ishin vetëm disa prej shembujve pozitivë për rritjen e bashkëpunimit të autoriteteve vendore dhe shoqërisë civile, të diskutuara në Forumin e Aktorëve Vendorë.